03.01.2026.

KONKURSI PËR PJESËMARRJE NË SHOQËRITË EKONOMIKE NË PROGRAMIN E PRAKTIKËS SË PUNËS

  • In Lajme
  • 10. July 2017.
  • 34 Views
KONKURSI PËR PJESËMARRJE NË SHOQËRITË EKONOMIKE NË PROGRAMIN E PRAKTIKËS SË PUNËS

Ftohen të gjithë të subjektet ekonomike të interesuara që të paraqiten për pjesëmarrje në programin e praktikës së punës i cili realizohet nga Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë dhe Odën Ekonomike Amerikane në Serbi, ndërsa përmes përkrahjes së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë. 

Ftohen të gjithë të subjektet ekonomike të interesuara që të paraqiten për pjesëmarrje në programin e praktikës së punës i cili realizohet nga Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë dhe Odën Ekonomike Amerikane në Serbi, ndërsa përmes përkrahjes së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë. Konkursi është shpallur në kuadër të projektit “PRAKSAM III – Vendosja e të rinjëve në botën e punës përmes praktikës punuese”, i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të shoqërive civile për realizimin e programeve të praktikës së punës, si edhe ofrimin e mbështetjes së avansimit të punësimit të të rinjëve në Serbi.

Çka fiton shoqëria afaristë me pjesëmarrjen në programin e praktikës?

  • Selektimin e caktuar dhe profesional të praktikantëve në përputhje me nevojat – ekipi i projekteve profesionale do të krijoj konkurs publik dhe të sjellë procesin e selektimin e kanidadatëve në bazë të analizës së nevojave të shoërive të interesuara ekonomike. Përfaqësuesit e shoqërive civile do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjen e praktikantëve për pozitën në kompaninë e vet.
  • Administrimin e programit të praktikës nga ana e BOSH-it pa ngarkesën për shoqëritë afariste – nënshkrimin e kontratave me praktikantët dhe administrimin e kompenzimeve të tyre për mbulimin e harxhimeve të transportit dhe shujtjes së nxehtë.
  • Përkrahjen në procesin e mentorimit gjat praktikës së punës – të punësuarit nga shoqëritë e zgjedhura ekonomike do të fitojnë mundësinë që të avansojnë aftësitë e tyre mentoriale përmes trajnimit specific të dizajnuar.
  • Promovimin e kontinuar në nivel rajonal dhe nacional – përmes kampanjës online dhe mediatike të cilat do të organizohen në kuadër të projektit.
  • Kuadrot e trajnuara  – po nëse janë të kënaqur me të arriturat e praktikantëve në periudhën tremujore, mund të i përfshin në ekipin e tyre të të punësuarve!

Deri më tani përmes praktikës programore kanë kaluar 80 të rinj, në më shumë se 50 kompani dhe institucione publike, nga të cilat rreth 80% janë punësuar pas praktikës së përfunduar. 

Shoqëritë ekonomike të cilat kanë potenciale për zgjërimin e biznesit me këtë pjesëmarrje në program të praktikës së punës do të fitojnë mundësinë që të rinjëve të arsimuar dhe të talentuar, por të papunësuar, t`i mundësojnë që të arrijnë përvojat e nevojshme punuese dhe të lidhen me botën e punës, pa ndonjë ngarkesë të shtuar për buxhetin e tyre.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë të gjitha shoqëritë ekonomike të cilat plotësojnë këto kushte:

  • Të veprojnë në territorin e Serbisë dhe pronar të pjesës më të madhe të biznesit privat.
  • Të kënë pasqyra reale për realizimin e rritjes dhe zhvillimit dhe nevojave për zgjërim, përkatësisht punësimin e punëtorëve të rinj.
  • Mund që qartë të definojnë pozitën edhe përshkrimin e punës për të cilën mungon praktikant, si dhe të përshkruajn profilin e praktikantëve, të punësuarit potencial.
  • Të kenë mundësi që të siguroj të rinjëve praktikën në kohëzgjatje prej tre muajve, e cila do të zgjasë prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor 2017.
  • Mund të sigurojnë mentorim gjatë praktikës.

Përparsi në konkurs do të kenë kompanitë e vogla dhe të mesme të cilat nuk kanë të zhvilluar programin e praktikës.

Afati për paraqitje në konkurs është e premte, 14 korrik 2017.

Për të gjitha informatat shtesë mund të drejtoheni tek Tamara Stojanoviq në e-mail adresën tamara.stanojevic@bos.rsapo përmes telefonit 011/3061-341.

Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака