Beograd – Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit shpallë konkurs publik për ndarjen e mjeteve kreditore për inkurajimin e kualitetit të ofertës turistike në vitin 2016.

Beograd – Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit shpallë konkurs publik për ndarjen e mjeteve kreditore për inkurajimin e kualitetit të ofertës turistike në vitin 2016.
Në konkurs janë paraparë ndarja e mjeteve kreditore për avansimin e kualitetit të ofertës turistike dhe intensivitetin e përdorimit të tij, ndërtimit të infrastrukturorës turistike dhe superstrukturës, si dhe harmonizimine e kapaciteteve turistike me Ligjin mbi Turizimin.
Të drejtë për përdorimin e mjeteve kreditore kanë shoqëritë ekonomike të regjistruara për ushtrimin e veprimtarive në fushën e turizimit dhe amvisërisë bujqësore, të regjistruara në Regjistrin e amvisërive bujqësore në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kërkesa për përdorimin e mjeteve kreditore me dokumentacionin e kërkuar dorëzohet në Ministrinë e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Sektori për Turizëm, Nemanjina nr. 22-26, Beograd, me shënimin “Kreditë për zhvillimin e turizmit”, kryesisht përmes postës apo përmes shkrestores së Ministrisë.
Afati për paraqitjen e kërkesave është 1 nëntor 2016. Afati i fundit për dorëzimin e plotësimit të kërkesave është 1 dhjetor i vitit aktual.
Informacionet rreth konkursit dhe formularit të kërkesës për përdorimin e mjeteve kreditore mund të merren nga ueb faqje e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit mtt.gov.rs
Për të gjitha informacionet tjera mund të kontaktoni në këtë numër: 011/3139697.
Burimi: Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Trupi Koordinues











