01.01.2026.

KONKURSI I PESTË PËR PRODHIMIN E IDEVE TË PASTËRTA

  • In Lajme
  • 16. August 2016.
  • 45 Views
KONKURSI I PESTË PËR PRODHIMIN E IDEVE TË PASTËRTA

Beograd – NLB Banka Beograd për të pestën herë shpallë konkurs për zgjedhjen e projektit më të mirë të prodhimit organik dhe përpunimit të ushqimit. Qëllimi i konkursit është ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes së zhvillimit të prodhimit organik dhe përpunimit të ushqimit në Serbi, kontributi në promovimin e tij dhe inkurajimi i prodhuesëve dhe përpunuesëve të rinj dhe egzistues, që të pasurojnë njohuritë e tyre dhe të rrisin mundësitë e zgjërimit të prodhimit dhe përpunimit të ushimeve organike.

Projektet më të mira, sipas vlerësimit të jurisë profesionale, do të shpërblehen në këtë mënyrë:

1.      Shpërblimi në vlerë neto prej 1.000.000 RSD, prej të cilave 300.000 RSD paguhen mënjëherë në llogarinë e amvisërisë të regjistruar bujqësore në NLB Bankë, ndërsa tjerat 700.000 RSD në bazë të fakturave të dorëzuara në lidhje me projektin.

2.      Shpërblimi në vlerë neto prej 300.000 RSD – paguhet në llogarinë në NLB Bankë

3.      Shpërblimi në vlerë neto prej 200.000 RSD – paguhet në llogarinë në NLB Bankë

Në konkurs mund të paraqiten të gjithë prodhuesit individual bujqësor të cilët kanë të regjistruar amviseri bujqësore dhe të cilët janë të çertifikuar për prodhimin organik dhe përpunimin e ushqimit, si edhe ata të cilët janë në procesin e çertifikimit.

Afati për dorëzimin e projekteve është 1 shtator 2016.

Ndarja e shpërblimeve është e planifikuar për 20 shtator 2016.

Projektet të cilat konkurojnë për çmim, duhen të jenë në përputhje me të gjitha parimet e prodhimit të çertifikuar organik dhe përpunimit të ushqimit, për ndryshe nuk do të mirrën në shqyrtim.

Informacionet e detajuara rreth konkursit janë të qasura në ueb faqen dhe në të gjitha (http://www.nlb.rs/organic/) ekspoziturat e NLB Bankës.

Burimi: NLB Banka dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака