Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave – Asociacioni i Qyteteve dhe Komunave të Serbisë (AQKS), në kuadër të programit "Përkrahje për Vetëqeverisje Lokale në Serbi në Rrugën për në BE – Faza e Dytë", të cilën e ka financuar Qeveria e Suedisë…
Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave – Asociacioni i Qyteteve dhe Komunave të Serbisë (AQKS), në kuadër të programit "Përkrahje për Vetëqeverisje Lokale në Serbi në Rrugën për në BE – Faza e Dytë", të cilën e ka financuar Qeveria e Suedisë, këtë vit gjithashtu shpalli konkurs për materialet mbi praktikën më të mirë mediatik në vetëqeverisjen lokale "Ndryshe nga të tjerët", e cila u hap për gazetarët e mediave lokale, rajonale dhe kombëtare nga 15 prilli deri më 15 tetor 2018.
Temat e konkursit janë: Integrimi në BE, mbrojtja e mjedisit, avansimi i klimës së biznesit, parandalimi dhe menaxhimi në situatat e jashtëzakonshme, si dhe barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal.
Me shpalljen e këtij konkursi, AQKS-ja dëshiron të theksojë rëndësinë dhe rolin e autoriteteve lokale në këto fusha në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Në kuadër të konkursit "Ndryshe nga të tjerët", do të jepen gjithsej pesë çmime, ndërsa autorët më të mirë do të shpërblehen me laptopë.
Vlerësim e artikullit më të mirë të mediatik do të bëhet nga juria e pavarur, e cila përbëhet nga redaktorët me përvojë të redaksive kryesore në Republikën e Serbisë.
Materialet mund t`i dërgoni në Shërbimin për Informim të AQKS-ës përmes postës elektronike në zeljko.krnetic@skgo.org dhe milos.obradovic@skgo.org, apo në adresën STALNA KONFERENCIJA GRADOVA I OPSTINA – Sluzba za informisanje, Makedonska 22/VIII, 11000 Beograd me shënimin – KONKURSI MEDIATIKE “DRUGACIJE OD DRUGIH”.
Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë adresë http://www.skgo.org/storage/app/media/uploaded-files/Tekst%20medijskog%20konkursa%202018%20.pdf
Burimi: Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave dhe Trupi Koordinues











