Beograd – Vetqeverisjet lokale në rutën emigrantëve përmes Serbisë, në të cilën përfshihet Presheva, Dimitovgradi, Kanjizha dhe Shidi, kanë apeluar bashkësinë ndërkombëtare për ndihmë shtesë në aspektin e donacioneve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojnë qëndrim normal të emigrantëve në vendin tonë, por edhe t`i ndihmojnë qytetarëve tanë në këto komuna.

Në njoftimin e vetqeverisjeve lokale të këtyre komunave, përfaqësuesit e të cilëve kanë marrë pjesë në konferencën rajonale mbi menaxhimin e mirë të emigrimit dhe forcimin e vitalitetit të bashkësive lokale, ndërsa në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), apeli për ndihmë iu është dorëzuar edhe Qeverisë së Serbisë dhe UE-së, me arsyetimin se situata momentale me emigrantët është e pa qëndrueshme dhe se tejkalojnë resurset e kufizuara të cilat i kanë këto komuna.
Me vërejtjen se deri më tani kanë treguar shkallë të lartë të solidaritetit dhe se janë të faleminderuara institucionet shtetërore dhe donator të ndryshëm si Qeveria e Japonisë, Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, UNDP, përfaqësuesit e katër komunave në kumtesë theksojnë se kriza tani është tjetër, sepse në vend të tranzitit tash është numri më i madh i njerëzve që mbesin këtu për shumë muaj, përshkak të cilit është e nevojshme ndihma dhe përkrahja.
Burimi: Beta, RTS dhe Trupi Koordinues