Medvegjë – Komunës së Medvegjës do të paguhen 7.444 170 dinarë nga buxheti kombëtar për zbatimin e masave të politikave të popullsisë, ndërsa 1. 978 830 dinarë do të paguhen nga buxheti vendor.
Medvegjë – Komunës së Medvegjës do të paguhen 7.444 170 dinarë nga buxheti kombëtar për zbatimin e masave të politikave të popullsisë, ndërsa 1. 978 830 dinarë do të paguhen nga buxheti vendor.
Milan Stevanoviq, kryetar i Kuvendit Komunal të Medvegjës, ka nënshkruar një marrëveshje rreth kësaj me Slavica Gjukiq Dejanoviq, ministre pa portofol në Qeverinë e Republikës së Serbisë e ngarkuar për demografi dhe politika të popullsisë.
Totali i fondeve të aprovuara arriti në 9. 423 000 dinarë.
Kjo marrëveshje parashikon masat dhe aktivitetet për harmonizimin e punës dhe prindërimin përmes punësimit të të rinjve nëpërmjet mbështetjes jo-financiare për fillestar në biznes dhe grante për fillimin e aktivitetit dhe përmirësimit të biznesit, pastaj duke rritur disponueshmërinë e shërbimeve të arsimit parashkollor, nxitjen e jetesës të shëndetshme nëpërmjet zhvillimit të hapësirave të gjelbërta publike, hapësirave të sportit dhe rekreacionit dhe terrenet e lojërave të fëmijëve, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues dhe trajtimin e problemit të infertilitetit.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











