Bujanoc – Të shtunën në fshatin Sërpska Kuqa është bekuar përmendorja e policëve serb të cilët kanë rënë në konfliktin e armatosur në jug të Serbisë në vitin 2000 dhe 2001. Ministri i punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe ministri për punë, punësim dhe çështje veterane dhe sociale Alleksandar Vulin…

Bujanoc – Të shtunën në fshatin Sërpska Kuqa është bekuar përmendorja e policëve serb të cilët kanë rënë në konfliktin e armatosur në jug të Serbisë në vitin 2000 dhe 2001.
Ministri i punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe ministri për punë, punësim dhe çështje veterane dhe sociale Alleksandar Vulin, kanë vërë kurora në përmendoren e pjesëtarëve të vrarë të MPB-së.
Ministri Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Qeveria dhe Republika e Serbisë nuk do t`i harroj pjesëtarët e MPB-së të cilët kanë luftuar për shtetin e tyre dhe kanë dhënë jetën, duke thënë se ata meritojnë që të jenë të heronjë të nderuar sepse kanë luftuar që Serbia të bëhet vend i lirë.
Ministri Aleksanadar Vulin ka deklaruar se policët e rënë se policët e rënë nuk janë dhe nuk do të jenë të harruar. Ai ka thënë se shteti në kohën pas nesh nuk ka qenë i drejtë ndaj pjesëtarëve të rënë të forcave të sigurisë të cilët jetën e tyre e dhanë për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë.
Ish kryeshefi i Administratës Policore në Vrajë, Stole Filipoviq, ka thënë se ka qenë periudhë e rëndë për shtetin dhe për familjet e pjesëtarëve të vrarë të policisë. Ai familjarëve të të rënëve iu shprehu ngushllime.
Në këtë ngjarje përveç këtyre të pranishëm ishin dhe udhëheqësit e Xhandarmerisë dhe policisë, komandanti i Brigadës së 4 të Ushtrisë Tokësore të Serbisë, Zoran Lubura, peshkopi i Pahomisë së Vrajës, përfaqësues të manastirit të Prohor Pçinjës dhe Sveti Stefanit, falmiljarët e policëve të vrarë, përfaqësuesit e jetës kulturore dhe publike nga jugu i Serbisë dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues.
Burimi: Trupi Koordinues











