Preshevë, Bujanoc – Në kuadër të riorganizimit të policisë së Serbisë, në Preshevë dhe Bujanoc janë emëruar komandantët e ri të Stacioneve Policore.
Preshevë, Bujanoc – Në kuadër të riorganizimit të policisë së Serbisë, në Preshevë dhe Bujanoc janë emëruar komandantët e ri të Stacioneve Policore.
Për komandat të ri në Stacionin Policor në Preshevë në mandatin e ardhshëm është emëruar Goran Saviq, ndërsa për komandant të Stacionit Policor në Bujanoc është emëruar Ekrem Krasniqi.
Krasniqi në Stacionin Policor në Bujanoc është punësuar prej viti 2002. Karierën policore e ka filluar në policinë multietnike në Bujanoc, ndërsa ka punuar edhe në policinë e komunikacionit. Para emërimit në vendin e komandantit të Stacionit Policor në Bujanoc ka qenë në vendin e shefit të policisë së komunikacionit në Stacionin Policor në Bujanoc.
Komandantëve të rij të Stacioneve Policore në Bujanoc dhe Preshevë mandati i ka filluar prej 1 janarit.
Burimi: Beta, Politika dhe Trupi Koordinues











