03.01.2026.

KËRBOBABIQ VIZITË NË RRETHIN E PÇINJËS

  • In Lajme
  • 12. June 2017.
  • 34 Views
KËRBOBABIQ VIZITË NË RRETHIN E PÇINJËS

Vrajë – Pas vizitës së Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës në javët e kaluara, ministri Millan Kërbobabiq, i ngarkuar për zhvillim rajonal, ka mbajtur takim në Vrajë, ku ka shkuar në vizitë të Rrethit të Pçinjës në kuadër të vazhdimit të realizimit të Programit të miratuar të realizimit të masave të zhvillimit të barabartë rajonal të Serbisë.

Vrajë – Pas vizitës së Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës në javët e kaluara, ministri Millan Kërbobabiq, i ngarkuar për zhvillim rajonal, ka mbajtur takim në Vrajë, ku ka shkuar në vizitë të Rrethit të Pçinjës në kuadër të vazhdimit të realizimit të Programit të miratuar të realizimit të masave të zhvillimit të barabartë rajonal të Serbisë.

Me këtë rast Kërbobabiq ka mbajtur takim me kryetarin e qytetit të Vrajës, përfaqësuesit e komunave Bujanoc, Preshevë, Vrajska Banjë, Bosilegrad, Vlladiçin Han, Tërgovishtë dhe Surdulicë, në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësuesit e shërbimeve komunale të ngarkuar për bujqësi, këshilli bashkiak kooperativ, si edhe drejtorët e kooperativave nga Rrethi i Pçinjës.

Kërbobabiq ka deklaruar se Qeveria e Serbisë në tri vitet e ardhshme do të bëj gjithçka në mënyrë që të kontribuoj në zhvillimin e jugut të Serbisë.

„Struktura e kësaj politike do të jetë avansimi i kooperativave dhe profilizimi i ndërmarrjeve të cilat do të jenë bartës të zhvillimit rajonal, gjë që nënkupton vërtetimin e më sëpaku njërit bartës të ndërmarrjes, e cila do të diktoj tempon, do të nis aktivitetin ekonomik dhe do të mundësoj rimëkëmbjen e kompanive të mesme dhe të vogla, sepse është fjala për zhvillimin e kompanive pa firma bartëse egzistuese, sepse Serbisë kjo i ka kushtuar shumë 20 vitet e kaluara”, tha Kërbobabiq.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë vit Qeveria e Serbisë duhet në mënyrë precize të definoj hartën e zhvillimit ekonomik i cili do të përshtatet me politikën e re ekonomike. Kërbobabiq ka deklaruar se gjendja në kooperativa nuk është e shkëlqyeshme dhe se ka filluar afirmimi i kooperativave për qëllim të rimëkëmbjes së kooperativave egzistuese dhe formimit të kooperativave të reja, por se do të insistohet dhe punohet në atë që në secilën hapësirë nga këto pesë rrethe administrative, deri në fund të vitit të themelohet më së paku një kooperativ dhe revitalizimi i njërës kooperativ egzistuese.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака