Medvegjë – Ilijana Najdenova, njëra ndër këngëtaret më të njohura bullgare, e cila me vokalin e saj dhe grupin “Kipri” ka qenë mysafire e komunës së Medvegjës. Grupi vokal “Kirpi” si pjesëmarrës në Netët e Gejzerit ka paraqitur reportuarin e vet të dielen në mbrëmje.

Ilijana Najdenova ka mbledhur fëmijët e talentuar në Bullgari, ndërsa në Serbi është e njohur si përcjellëse vokale në koncertet e muzikantit tonë të njohur Goran Bregoviq.
Këngëtarja Iliana dhe Dragan Gjukaloviq, i cili udhëheq bashkëpunim ndërkufitar të Bullgarisë me komunat në Serbi, kanë qenë mysafir të kryetarit të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq. Najdenova me këtë rast deklaroi se i pëlqen mikpritja dhe bukuritë natyrore të Banjës së Sijarinës dhe komunës së Medvegjës. Fjali miradie ka thënë edhe Insitucionit Parashkollor “Rinia”, i cili ka qenë nikoqir i fëmijëve nga Bullgaria.
Pas shkëmbimit të përshtypjeve nga performance në Netët e Gejzerit, është dakorduar bashkëpunimi dhe vizita e kryetarës së qytetit bullgar Pernik në komunën e Medvejgës, më 2 gusht ditën e mërkur, thuhen në komunikatë në ueb faqen e komunës.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues