31.12.2025.

KATEGORITË MË TË PREKURA TË EMIGRANTËVE FITOJNË KARTELAT E KREDITIT DINA ME VLERË PREJ 5.000 DINARËVE

  • In Lajme
  • 4. January 2016.
  • 32 Views
KATEGORITË MË TË PREKURA TË EMIGRANTËVE FITOJNË KARTELAT E KREDITIT DINA ME VLERË PREJ 5.000 DINARËVE

Preshëvë – Ministri për Punë, Punësim, çështje Veterane dhe Sociale në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Alleksandar Vulin, ka deklaruar se 85 milionë dinarë, përmes ndarjes së 16.800 kartelave të kreditit, do të ndahen për kategoritë më të prekshme të emigrantëve dhe refugjatëve të cilët hyjnë në Serbi.

Vulin me rastin e vizitës së Qendrës së Përkoshme për Emigrantë në Preshevë, ka sqaruar se emigrantët mund të marrin kartelat e kreditit Dina me vlerë prej nga 5.000 dinarëve, duke treguar vërtetimet se kanë kaluar përmes sistemit tonë. Ai ka precizuar se kartelat falas do t’i mundësohen duke faleminderuar iniciativës dhe ndihmës së donatorëve, me të cilat kartela mund t’i paguajnë të gjitha shërbimet e nevojshme në territorin e tërë Serbisë.
 
Sipas fjalëve të tij, kartelat janë të dedikuara emigrantëve më të prekur nga Lindja e Afërt, përkatësisht familjeve me fëmijë të moshës më të re se tri vjeçare, personave me aftësi të kufizuara dhe personave më të vjetër se 60 vjet.

Ministri ka rikujtuar se fondacioni humanitar “Çovekoluble” i Kishës Ortodokse Serbe, me të cilët përfaqësues ka vizituar këtë qendër, prej fillimit të krizës së emigrantëve ka ndihmuar organet shtetërore në gjitha aspektet dhe kështu puna dhe angazhimi i tyre është tregues i mire për të gjithë donatorët tjerë.

Vulin ka lavdëruar edhe iniciativën e kësaj organizate që në të ardhmen pjesa e të hollava në të njejtën mënyrë t’i dedikohet edhe të banorët e rrezikuar social të Serbisë.

Në mënyrë që emigrantëve t’i lehtësohet qëndrimi në Qendrën për Pranim, NP “Posta e Serbisë”, në këtë qendër ka hapur qendrën për shërbimet postale, ku mund t’i tërheqin të hollat, të pagujnë biletat e trenit, pripejd kartelat për telefon dhe të kryejn shërbimet këmbyese.

Burimi: Info Jug Centar dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака