Medvegjë – Në klubin pet kërkim aktiv të punës, në Biznes inkubatorin, shërbimi nacional për punësim (SHNP) ka mbajtur ligjeratën për personat e papunësuar nga territori komunës së Medvegjës të emëruar si “Karavani i punësimeve”. Ligjeratë kanë mbajtur drejtori i filiales së SHNP-ës në Leskoc – Dejan Stankoviq dhe kryeshefi i paraleles në sektorin e ndërmjetësimit në punësim dhe planifikimin e karrierës, zonja Marija Stevanoviq.

Kryetari i komunës iu është drejtuar kandidatëve të trajnimit, duke iu dëshiruar shumë fat në kërkimin e punës duke mbajtur premtimin që do të përpiqet për t`i mundësuar të rinjëve jetë të mirë dhe shumë mundësi për gjetjen e punës.
„Çdo punësim i ri për mua prezanton satisfikim dhe sukses, ndërsa dëshira ime e madhe është që të rinjët, kryesisht njerëzit e arsimuar, të qëndrojnë në Medvegjë dhe të gjithë sëbashku të bëjmë këtë komunë më të bukur dhe të zhvilluar”, ka thënë Nebojsha Arsiq dhe ka shtuar se fabrika e peletit “Jabllanica Eko”, në të ardhmen e shkurtë do të filloj me prodhimin e peletit .
„Kjo fabrikë do të theksoj nevojën për fuqi më të lartë për punësim, kualifikime të ndryshme. Pranimi i punëtorëve do të kryhet në tri fazë, në mënyrë që të zgjërohet prodhimi”, ka thënë Arsiq.
Kandidatët e trajnimit janë grupi i dytë të cilin SHNP e dërgon për aftësim në Klubin për kërkim aktiv të punës.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues