01.01.2026.

JUGPRESI SHËNOI DHJET VJETORIN E EGZISTIMIT

  • In Lajme
  • 12. May 2016.
  • 39 Views
JUGPRESI SHËNOI DHJET VJETORIN E EGZISTIMIT

Agjensioni informativ rajonal Jugpres, me seli në Leskoc, ka shënuar dhjet vjetorin e punës së tij. Jugpres është agjensioni i parë i themeluar jashtë Beogradit me qëllim që të mirret me temat rajonale, me aksent të veçantë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Metohi, si dhe në Maqedoni veriperendimore.

Agjensioni informativ rajonal Jugpres, me seli në Leskoc, ka shënuar dhjet vjetorin e punës së tij. Jugpres është agjensioni i parë i themeluar jashtë Beogradit me qëllim që të mirret me temat rajonale, me aksent të veçantë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Metohi, si dhe në Maqedoni veriperendimore. Në ueb faqen e tij publikohen tekstet në gjuhën serbe, shqipe, rome dhe bullgare. Jugpresi ka filluar i pari që të publikoj edhe TV videot, në kohën kur atë nuk e kanë bërë as mediat e mëdha qendrore. Gjithashtu, Jugpresi është media e parë në Serbi që ka vendosur shërbimin në gjuhën shqipe. Përmbajtjet e këtij agjensioni përdoren si mediat nga mediat e Serbisë, por edhe ato nga territori i Kosovës dhe Metohisë dhe nga ish republikat e Jugosllavisë.

Jugpresi dhjet vjetorin e pret me konceptin multimedial të agjensisë së produksionit, i cili përveç shërbimit klasik informativ të lajmeve të shkurara, me zë, me foto dhe televizive, përfshin edhe internet televisionin.

„Rrugën e gjatë prej dhjetë viteve në kushtet të cilat ka egzistuar gazetaria në Serbi i kemi kaluar me kokë të ngritur dhe në këmbë, jemi krenar që kemi kaluar rrugën të cilën e kanë përcjellur dhe e përcjellin shumë media. Posaçërisht, jemi krenar në bashkëpunimin të cilin e kemi me mediat e shumëta në rajon, të cilat raportojnë në gjuhë të ndryshme”, ka thënë Lilana Stojanoviq, themeluese dhe redaktore e Jugpresit.

Dekadën e egzistimit të Jugpresit e urojnë edhe të punësuarit në Trupin Koordinues, me dëshirë që sikur deri tani të kemi bashkëpunim reciprok profesional dhe korrekt.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka