03.01.2026.

JANË MBAJTUR “DITËT E DIASPORËS” NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 3. August 2017.
  • 44 Views
JANË MBAJTUR “DITËT E DIASPORËS” NË BUJANOC

Bujanoc – Nën sponsorizimin e komunës së Bujanocit në sheshin e qytetit është mbajtur manifestimi “Ditët e Diasporës”. Pjesëmarrësit në gjithsej 12 shtande kanë ekspozuar prodhimet vendore, lëgjet, kulturat bujqësore, prodhimet e mishit, ëmbëlsirat, ndërsa shtand ka pasur edhe Organizata Turistike e Bujanocit.

Bujanoc – Nën sponsorizimin e komunës së Bujanocit në sheshin e qytetit është mbajtur manifestimi “Ditët e Diasporës”.

Pjesëmarrësit në gjithsej 12 shtande kanë ekspozuar prodhimet vendore, lëgjet, kulturat bujqësore, prodhimet e mishit, ëmbëlsirat, ndërsa shtand ka pasur edhe Organizata Turistike e Bujanocit.

“Ne gjithashtu jemi pjesëmarrës në këtë manifestim ku kemi prezentimin tonë në kuadër të anketës që egziston me investitorët potencial të cilët dëshirojnë të investojnë në turizëm. Kryejmë anketën, hyjmë në kontakt dhe shpresoj në disa rezutlate”, tha i diplomuari në turizëm Stanko Ikiq.

Përveç prezentimit të prodhimeve, vizitorët kanë mundur të shikojnë edhe punimet e autorëve nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët janë argëtuar nga shoqata kulturore artistike “Jehona”, “ Zëri i Luginës” dhe “Shqiponjat” nga Bujanoci, ndërsa yll i mbrëmjes ka qenë grupi nga Prishtina “Fisnikët”.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën dhe ka deklaruar se Dita e Diasporës në të ardhmen do të mbahet çdo 1 gusht.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka