03.01.2026.

JANË HARMONIZUAR ÇMIMET ME QIRADHËNËSIT E BANESAVE PRIVATE NË BANJË TË SIJARINËS

  • In Lajme
  • 22. May 2017.
  • 58 Views
JANË HARMONIZUAR ÇMIMET ME QIRADHËNËSIT E BANESAVE PRIVATE NË BANJË TË SIJARINËS

Medvegjë – Në takim me qiradhënësit e banesave private të Spitalit Special “Gejzer” dhe Organizatës Turistike Medvegja, i cili është mbajtur në Banjë të Sijarinës, është dakorduar që provizioni të jet i njejtë tek të gjithë, dhe kjo është 5 për qind në kostot e standardizuara.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që Organizata Turistike dhe Spitali Special me forcat e përbashkëta të qaset ndaj banorëve dhe me këtë të përmirësohen kushtet për punë në sezonin e ardhshëm.

Deri më tani, provizioni në OTM ka qenë 2 përqind, ndërsa tek Spitali Specialistik 4 përqind.

Pjesa e dytë e takimit ka qenë në lidhje me qiradhënësit të cilët nuk kanë të instaluara ujëmatëset, përkatësisht shërbimet komunale dhe kësthu është marrë vesh që në të ardhmen të paguhen 9 dinarë kompenzim për një natë për secilin mysafirë.

Dhe pika e tretë ka qenë biseda rreth sezonës së ardhshme dhe mbi krijimin e kushteve për fillimin e saj.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака