Edhe këtë vit, është organizuar dhe realizuar prokurorimi publik i artikujve shkollor dhe çantave shkollore për nxënësit e klasave të para në shkollat fillore në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për vitin shkollor 2016/2017.

Edhe këtë vit, është organizuar dhe realizuar prokurorimi publik i artikujve shkollor dhe çantave shkollore për nxënësit e klasave të para në shkollat fillore në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për vitin shkollor 2016/2017. Shpallja është publikuar në Portalin e Administratës për Prokurorime Publike dhe në ueb faqen e Trupit Koordinues më datë 08.07.2016, ndërsa vlera e vlerësuar e prokurorimit publik është 2.500.000,00 dinarë pa TVSH. Kriter për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, përkatësisht ofertuesit, ka qenë vlera më e ulët e ofruar.
Në tender janë paraqitur 7 ofertues edhe atë: Albas doo Preshevë, Novateks doo Novi Varosh, Novo Beogradsko Knjizharsko doo Beograd, Amphora doo Beograd, Epoha doo Pozheg, Savremena Poslovna Obrada doo Stara Pazovë dhe Gea Graf doo Stara Pazovë.
Komisioni ka konfirmuar se ofertuesi Novo Beogradsko Knjizharsko, doo Beograd, ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe i ka vlerësuar si të favorshme. Në pajtim me këtë Jelena Çoliq, ushtruese e detyrës së zëdhënëses së drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues ka sjellur vendimin e propozuar mbi zgjedhjen e këtij ofertuesi për blerjen e artikujve shkollor. Çmimi i përgjithshëm i artikujve dhe çantave të porositura shkollore është 2.475.216,22 pa TVSH.
Për këtë vendim ofertuesi Epoha doo Pozhegë ka dorëzuar ankesë. Edhepse në dokumentacionin konkurues edhe përmes mailit është udhëzuar që sëbashku me ankesë duhet të paguaj edhe taksën e caktuar, ofertuesi këtë nuk e ka bërë, por ka kërkuar mbrojtje nga Komisioni për Mbrojtjen e Drejtave të Ofertuesëve. Komisioni për Mbrojtjen e Drejtave të Ofertuesëve me vendim e tij ka kërkuar që Shërbimi i TK-ës përveç instruksioneve nga dokumentacioni konkurues të cilat më herët ua kishte dhënë, si dhe përsëri t`i thotë që është i detyruar që ta paguaj taksën. Ofertuesi edhe pas instrukcioneve të dhëna nga ana e Shërbimit të Trupit Koordinues këtë taksë nuk e ka paguar dhe kështu ankesa e tij definitivisht është rrefuzuar pa mundësi ligjore që më tej përkatësisht që përsëri të ankohet dhe të kërkoj që kundër Shërbimit të KT-ës të udhëhiqet procedurë.
„Mendojmë që ofertuesi duke u sjellur në këtë mënyrë, pa nevoj dhe në mënyrë të papapranueshme ka tentuar që të përdor të drejtën e vet, me çka vetëm e ka zgjatur afatin e përfundimit të procedurës për më shumë se dy muaj, ndërsa nuk ka arritur që të sfidoj punën korrekte dhe meritore të Komisionit dhe Shërbimit të Trupit Koordinues”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.
„Bëhet fjalë për synimin e qartë për zgjatjen e procedurës, përshkak të cilës ka ardhur deri tek vonesa e ndarjes së çantave dhe artikujve shkollor, mirëpo Shërbimi i Trupit Koordinues në asnjë mënyrë nuk ka mundur ta parandaloj këtë sjellje të ofertuesit”, ka sqaruar Stankoviq.
Burimi: Trupi Koordinues











