01.01.2026.

INFO-SESIONET MBI NDARJEN E MJETEVE PËR MBËSHTETJEN E BASHKËSISË ROME

  • In Lajme
  • 2. June 2016.
  • 41 Views
INFO-SESIONET MBI NDARJEN E MJETEVE PËR MBËSHTETJEN E BASHKËSISË ROME

Bujanoc, Preshevë, Medvejgë –  Në lidhje me mbështetjen me vlerë prej 150.000 eurove, të cilën UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit të Progresit Europian i sigurojnë për projektet të cilat realizojnë masat për avansimin e pozitës së bashkësisë rome në jugun e Serbisë…

Bujanoc, Preshevë, Medvejgë –  Në lidhje me mbështetjen me vlerë prej 150.000 eurove, të cilën UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit të Progresit Europian i sigurojnë për projektet të cilat realizojnë masat për avansimin e pozitës së bashkësisë rome në jugun e Serbisë, prej 2 deri 4 qershor, në pesë qytetet dhe komunat e jugut të Serbisë do të mbahen info-sesionet, në të cilat shoqëritë e interesuara civile mund të njihen me programet mbështetëse, të mësojnë se si mund të paraqiten, si dhe cilat janë ato kritere për zgjedhjen e projekteve.

Të drejtë për paraqitje kanë të gjitha organizatat rome dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, si dhe asociacionet rome me përvojë në realizimin e projekteve të dedikuara për bashkësinë rome.

Për pjesëmarrësit nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës, info-sesionet do të mbahen në Bujanoc, më 8 qershor në ora 13, në amfiteatrin e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Për pjesëmarrësit nga komuna e Medvegjës, info-sesionet do të mbahen në Leskoc, 10 qershor, duke filluar nga ora 13, në Qendrën për Aftësim Profesional dhe Arsimor.

Burimi: Juzhne Vesti, Nova Ekonomija dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka