Ditët informative mbi procesin e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit për të rinjët, të emëruar me emrin “Idea jote, përkrahja jonë”, në organizim të Progresit Europian do të mbahen në periudhën prej 8 deri më 25 prill 2016 në Bujanoc, Vrajë, Leskoc, Nish, Novi Pazar, Prijepolë dhe Ivanjicë.

Ditët informative mbi procesin e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit për të rinjët, të emëruar me emrin “Idea jote, përkrahja jonë”, në organizim të Progresit Europian do të mbahen në periudhën prej 8 deri më 25 prill 2016 në Bujanoc, Vrajë, Leskoc, Nish, Novi Pazar, Prijepolë dhe Ivanjicë. Qëllimi i sesioneve informative është njohja e sipërmarrësve të ardhshëm të rinj me programin e përkahjes dhe hapat e nevojshëm – nga paraqitja, përmes pjesëmarrjes në ftesën publike dhe kriteret për zgidhjen e projekteve dhe deri tek fitimi i mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit.
Të drejtë për paraqitje në konkurs kanë të papunësuarit e rinjt të moshës prej 18 deri 30 vjeç, të cilët janë paraqitur në evidencën e Shërbimit Nacional për Punësim në momentin e dorëzimit së konceptit të idesë biznesore, të cilët kanë vendbanim të përhershëm dhe të cilët planifikojnë që të nisin biznesin e tyre në njërën ndër komunat të cilat janë të përfshira në realizimin e programit të Progresit Europian. UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës me gjithsej 180.000 euro do të përkrah deri 20 ndërmarrje start-up në fushën e prodhimit, teknologjisë informative dhe industrisë ushqimore, përkatësisht përpunimit të ushqimit, me më shumë se 2.500 euro.
RENIDTJA E MBAJTJES SË SESIONEVE INFORMATIVE NË BAZË TË KOMUNAVE DHE QYTETEVE
BUJANOC
e premte, 8 prill 2016 në ora 12
Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Subotisë në Bujanoc (Karagjorgje Petroviq PN)
* Sesionet mbahen për pjesëmarrësit nga komuna e : Preshevë dhe Bujanoc
VRAJË
e hënë, 11 prill 2016 në ora 12
Salla e Kuvendit Komunal (Krala Millana nr.1)
* Sesionet mbahen për pjesëmarrësit nga komuna dhe qyteteve: Bosilegrad, Surdulicë, Tërgovishtë, Vlladiçin Han dhe Vrajë
LESKOC
e martë, 12 prill 2016 në ora 12
Qendra për avansim profesional në arsim (Leskova Odreda 6)
* Sesionet mbahen për pjesëmarrësit nga komuna: Bojnik, Cërna Travë, Leskoc, Leban, Medvegjë dhe Vllasotincë
PËRMBAJTJA E SESIONEVE INFORMATIVE MBI PROCESIN E NDARJES SË MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR TË RINJËT PËR FILLIM TË BIZNESIT “IDEA JOTE, PËRKRAHJA JONË”
|
12:00-12:30 |
Regjistrimi i pjesëmarrësve |
|
12:30-13:00 |
Fjala përshëndetëse dhe prezantimi përmbajtsor |
|
|
Prezantimi i programit të Progresit |
|
|
Prezantimi i Zyrave Lokale për të Rinj apo Zyrave për Zhvillim Ekonomik Lokal |
|
13:00-13:20 |
IDEA JOTE, PËRKRAHJA JONË – shembujt e praktikës së mirë |
|
|
Prezantimi i sipërmarrësve të suksesshëm apo asociacioneve lokale |
|
13:20-14:00 |
Prezantimi i aktiviteteve programore “Përkrahja e vetëpunësimit të të rinjëve”: |
|
|
Qëllimet e aktiviteteve programore dhe metodologjia e ftesës publike |
|
|
Kushtet dhe afatet për pjesëmarrje në ftesën publike për ndarjes e mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit Kushtet dhe afatet për pjesëmarrje të sipërmarrësve të ardhshëm të rinj në trajnime |
|
|
Prezantimi i procesit të vazhdueshëm të realizimit të aktiviteteve |
|
14:00-14:30 |
Pyetjet dhe përgjigjet |
Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues











