01.01.2026.

FTESË PUBLIKE PËR KOMPANITË E VOGLA PËR MBËSHTETJEN E BLERJES SË PAISJEVE

  • In Lajme
  • 3. June 2016.
  • 31 Views
FTESË PUBLIKE PËR KOMPANITË E VOGLA PËR MBËSHTETJEN E BLERJES SË PAISJEVE

Ministria Ekonomisë ka shpallë konkurs për ndarjen e ndihmës së pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe mikro dhe për ndërmarrësit, si dhe për kooperativat, përmes Programit mbështetës për kompanitë e vogla për blerjen e paisjeve. Për këtë program janë ndarë mjetet e pakthyeshme prej 542.000.000 dinarëve

Ministria Ekonomisë ka shpallë konkurs për ndarjen e ndihmës së pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe mikro dhe për ndërmarrësit, si dhe për kooperativat, përmes Programit mbështetës për kompanitë e vogla për blerjen e paisjeve. Për këtë program janë ndarë mjetet e pakthyeshme prej 542.000.000 dinarëve. 

Me këtë program i cili paraqet kombinimin e kredive të favorshme bankare dhe mjeteve të pakthyeshme nga shteti, Ministria e Ekonomisë bashkëfinancon blerjen paisjeve për prodhim nga kredive të partnerëve të bankave në këtë Program, ndërsa pesë përqind është vlera e pjesëmarrjes së vet ndërmarrësit.

Mjetet mund të përdoren për blerjen e makinave dhe paisjeve të reja të dhe të favorshme, si dhe pjesëve të reja, paisjeve të specializuara për makina dhe pasijet tjera, ndërsa vlera e ndihmës së miratuar të pakthyeshme deri në 25 përqind nga vlera e paisjeve nuk mund të jetë më e madhe se 2.500.000 dinarë.

Subjektet ekonomike të cilat janë të interesuara për pjesëmarrje në Program, kërkesën për ndihmë të pakthyeshme mund ta dërgojnë sëbashku me kërkesat e kredive në njërën nga bankat (CREDIT AGRICOLE BANKA SRBIJA, ERSTE BANK, UNICREDIT BANK SRBIJA, BANCA INTESA) apo kompanive të lizingut (INTESA LEASING dhe UNICREDIT LEASING SRBIJA)

Ftesa publike është e hapur deri sa këto mjete të harxhohen.

Për më shumë informacione rreth kësaj mund t`i gjeni në këtë adresë: http://www.godinapreduzetnistva.rs/Vesti.aspx?IDVestiDogadjaji=42

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka