Beograd – Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) shpallë Ftesë të re për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të Programit përkrahës për shoqëritë civile dhe mediat në fushën e integrimeve europiane.
Beograd – Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) shpallë Ftesë të re për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të Programit përkrahës për shoqëritë civile dhe mediat në fushën e integrimeve europiane. Programi realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria civile për avansimin e antarësimit të Serbisë në UE”, të cilin BOSH-i e realizon përmes përkrahjes së Mbretërisë së Suedisë.
Përkrahja për zhvillimin e organizatave partnere të shoqërisë civile dhe mediave nënkupton ndarjen e mjeteve financiare dhe realizohet përmes:
1. Përkrahjes institucionale – përkrahja e mundshme për 4 organizate të shoqërisë civile dhe mediave në vlerë prej 200.000 CEK (kruna suedeze) për një projekt;
2. Përkrahjen projektuese – përkrahja e mundshme për 4 organizate të shoqërisë civile dhe mediave në vlerë prej 150.000 CEK (kruna suedeze) për një projekt;
Afati për paraqitjen e propozim projekteve është deri më 20 gusht.
Informacione shtesë rreth ftesës dhe formularit online janë të qasura në https://transformator.bos.rs/konkurs.html
Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupit Koordinues











