Programi i përkrahjes së infrastrukturës institucionale biznesore realizohet nga Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS), i cili në këtë mënyrë përkrah projektet më të mira të cilët kanë qëllim zhvillimin e subjekteve afariste të bazuara në dituri, inovativitet, konkurencë,…

Programi i përkrahjes së infrastrukturës institucionale biznesore realizohet nga Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS), i cili në këtë mënyrë përkrah projektet më të mira të cilët kanë qëllim zhvillimin e subjekteve afariste të bazuara në dituri, inovativitet, konkurencë, shoqërinë afariste, ndërsa i cili duhet të krijoj sektor të fuqishëm, konkurues dhe të orjentuar në eksport të MMSP dhe në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojnë në përmirësimin e standardit jetësor në Republikën e Serbisë.
Vlera e grantit është prej 500.000 deri 5.000.000 dinarë.
Vlera e pjesëmarrjes individuale është 50 %.
Rrethi i aplikantëve përfshin: klasteret, inkubatorët biznesor, parqet shkencore teknologjike, agjensionet e akredituara zhvillimore rajonale, shoqëritë, kooperativat, odat ekonomike, organizatat shkencoro-hulumtuese, institutet dhe fakultetet.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 31 tetor 2016.
Për më shumë informacione rreth kësaj mund t`i merrni në këtë adresë http://ras.gov.rs/sr/javni-poziv-za-finansijsku-podrsku-poslovnoj-institucionalnoj-infrastrukturi
Burimi: Agjensioni Zhvillimor i Serbisë dhe Trupi Koordinues











