Programi i inkurajimit të sipërmarrësisë përmes projekteve zhvillore në vitin 2018, realizohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Republikës së Serbisë. Për realizimin e Programit të sigurimit të mjeteve të pakthyeshme në vlerë prej 500.000.000,00 dinarë.
Institucioni i cili shpallë konkurs: Ministria e Ekonomisë
Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31-12-2018
Tema: Zhvillimi i sipërmarrësisë
Vlera e grantit: 75.000 – 12.500.000 dinarë.
Rrethi i aplikuesve: sipërmarrësit, subjektet mikro, të vogla dhe të mesme të ekonomisë dhe kooperativat.
Përmbledhja:
Programi i inkurajimit të sipërmarrësisë përmes projekteve zhvillore në vitin 2018, realizohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Republikës së Serbisë. Për realizimin e Programit të sigurimit të mjeteve të pakthyeshme në vlerë prej 500.000.000,00 dinarë.
Mjetet e dedikuara të programit janë për:
– për blerjen, e ndërtimit, rindërtimit, riparim, sanimin, investimet e mirëmbajtjes dhe hapësirës prodhuese apo hapësirës së punës e cila është pjesë e zonës së prodhimit, ose zonës brenda së cilës bëhet prodhimi ose ruajtja e produktit;
– blerjen e pajisjeve të reja ose të përdorura të prodhimit (jo më të vjetër se pesë vjet), duke përfshirë mjetet e transportit për transportin e produkteve të tyre dhe mjetet e tjera të transportit të përdorura në procesin e prodhimit;
– mjetet e përhershme, të cilat mund të përbëjë një maksimum prej 20% të investimit total investues;
– blerjen e softuerit dhe investimeve të tjera jo-materiale
Shuma e investimit total nuk mund të jetë më e vogël se 1.250.000,00 dinarë (kredi në vlerë prej 1.000.000,00 dinarë dhe grante në vlerë prej 250.000,00 dinarë), e as më shumë se 62.500.000,00 dinarë (kredi në shumë prej 50,000,000.00 dinarë dhe grante në vlerë prej 12,500,000.00 dinarë). Përjashtimisht për sipërmarrësit, shuma minimale e investimit total është 375.000,00 dinarë (kredi në shumën prej 300.000,00 dinarë dhe grante në vlerë prej 75.000,00 dinarë).
Informacionet shtesë rreth konkursit janë të qasura në http://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-program-podsticanja-preduzetnistva-kroz-razvojne-projekte-u-2018-godini/
Burimi: Ministria e Ekomonisë dhe Trupit Koordinues











