30.12.2025.

FOTOGRAFIA E CILA SHËTITI BOTËN: REXHEP ARIFI

  • In Lajme
  • 11. September 2015.
  • 85 Views
FOTOGRAFIA E CILA SHËTITI BOTËN: REXHEP ARIFI

Preshevë – Rexhep Arifi, polici nga Presheva, fotografia e të cilit shëtiti botën, në të cilën shihen se si e përqafon djaloshin sirian. Për një muaj është i angazhuar në Miratoc, ku vijnë refugjatë nga Greqia dhe Maqedonia. Ministri i punëve të mbrendshme thotë se Arifi do të shpërblehet.

Fotografinë prekëse e Arifit me fëmjën sëpari e publikoi në twiter gazetarja e BBS-së, Menin Rama, sëbashku me komentin, Sirianët janë shumë faleminderues policisë serbe, thonë se janë të mirë dhe se janë të parët që ndaj tyre nuk sillet sikur të jenë kafshë. Fotografia për vetëm një ditë ka shëtitur botën, ndërsa Rexhep Arifi ka sqaruar se si është bërë ajo.

“Ka qenë aty një famijle me fëmijë, ndërsa nëna kishte qenë e lodhur dhe është ulur në tokë, ndërsa unë ia mora djalin, i cili sëpari pak qajti, ndërsa pastaj filloi të luaj me mua dhe rastësisht dikush më fotografoj”.

Arifi i cili është 34 vjeçar, në Administratën Policore në Preshevë punon që 13 vite dhe për këtë vepër humane do të shpërblehet.

Nebojsha Stefanoviq, ministër i punëve të mbrendshme me këtë rast deklaroi:

„Ai njeri tregoi se policia serbe ka mardhënie normale dhe të denja ndaj të gjithë njerëzve, veçanarisht këtyre njerëzve të cilët përmes vendit tonë kalojnë me dëshirë që të sigurojnë një jetë më të mirë dhe të ikin nga lufta”.

Në fshatin Miratoc, ku janë bërë edhe fotografitë, autobusët e UNHCR-së çdo ditë marrin numër të madh të refugjatëve, ndërsa porosia e policisë së Serbisë është që Serbia do të vazhdojë që të jetë e dinjitejshme, vend i civilizuar dhe nikoqir  i mirë i të gjithë atyrëve që gjenden në territorin e saj.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака