31.12.2025.

„FORCIMI I TRANSPARENCËS LOKALE“ – KONKURS PËR MBËSHTEJTEN E ORGANIZATAVE

  • In Lajme
  • 5. January 2016.
  • 36 Views
„FORCIMI I TRANSPARENCËS LOKALE“ – KONKURS PËR MBËSHTEJTEN E ORGANIZATAVE

Programi mbështetës për organizatat përmes ndarjes së granteve të vogla zbatohet në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës lokale”, prej janarit të vitit 2015, zbatohet përmes Shkollës së Hapur të Beogradit në partneritet me Qendrën e Toplicës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut…

Programi mbështetës për organizatat përmes ndarjes së granteve të vogla zbatohet në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës lokale”, prej janarit të vitit 2015, zbatohet përmes Shkollës së Hapur të Beogradit në partneritet me Qendrën e Toplicës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në bashkëpunim me Konferencën e Përhershme të qyteteve dhe komunave. Projektin e përkrah Delegacioni i Unionit Europian në Serbi në kuadër të programit të “Përkrahja shoqërisë civile për Republikën e Serbisë 2013”. Projektin e kofinancon Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.

Qëllimi i projektit është avansimi i transparancës së paraleleve të vetqeverisjeve lokale në Serbi, fuqizimi i tyre në këtë fushë, si dhe rritja e kapacitetit të shoqërive lokale të qytetarëve për forcimin e transparencës proaktive në nivelin lokal. Faza e parë e projektit ka përfshirë hulumtimin e transparencës së 169 komunave në Serbi, me analizën e disponueshmërisë së informacioneve të rëndësisë publike. Pas kësaj janë organizuar këshilla në temën e transparencës me vetqeverisjet lokale. Faza e tretë e projektit hapet me Programin mbështetës për organizatat përmes ndarjes së granteve të vogla.

Qëllimi i përgjithshëm i Programit është avansimi i transparencës dhe informimit lokal mbi punën e vetqeverisjeve lokale.

Qëllimet specifike të Programit janë:

– Avansimi i transparencës dhe përgjegjësisë së paraleleve të vetqeverisjeve lokale përmes avokimit të transparencës;

– Informimi i qytetarëve për rëndësinë e mbikqyrjes në punën e vetqeverisjes lokale;

– Avansimi i informimit të qytetarëve rreth financave publike: buxhetit, prokurorimit publik, ndihmës shtetërore;

– Rrtija e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike të shoqërisë dhe procesin e marrjes së vendimeve.

Në konkurs mund të paraqitetn organizatat e regjistruara nga komunat e Serbisë, duke përfshirë edhe komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mjetet e përgjithshme në dispozicion për realizimin e Programit mbështetës për shoqatat përmes ndarjes së granteve të vogla është 15.000,00 euro.

Shuma më e madhe e mundur e grantit individual i cili ndahet për shoqatat në kuadër të Programit është 3.000,00 еuro.

Afati për paraqitjen e propozim projektit është 17 janar 2016.

Ftesa publike, lista e komunave të cilat mund të paraqiten, formulari për shënimin e propozim projekteve dhe formularin për shënimin e buxhetit të propozim projekteve mund ta merrni në ueb faqen www.bos.rs.

Pyetjet në lidhje me konkursin mund t’i dërgoni në adresën elekrtonike dostupno@bos.rs ose në numrin e telefonit 011/3061 342 , deri në 15 janar 2016.

Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues

 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака