Fondi Ballkanik për Demokraci i Fondit Marshall Gjeramn të SHBA-së dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Beograd hapi thirrjen "Forcimi i Integrimit në BE" me synimin për të kontribuar në procesin e reformës dhe perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje është të kontribuojë në konsolidimin demokratik, reformat institucionale dhe paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi, përmes mbështetjes së iniciativave të OShC-ëve drejt procesit të integrimit në BE me fokus në kapitujt e bisedimeve specifike:
Kapitulli 5: Prokurimi
Kapitulli 8: Politika e konkurrencës
Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
Kapitulli 32: Mbikëqyrja Financiare
Kapitulli 35: Çështje të tjera.
Organizatat e shoqërisë civile nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi mund të aplikojnë si aplikantë. Aplikantët duhet të regjistrohen në një nga këto vende.
Organizatat mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur ose në partneritet me OSHC-të e tjera.
Aktivitetet duhet të bëhen në territorin e Serbisë dhe / ose Maqedonisë dhe / ose Malit të Zi.
Periudha e zbatimit të projektit është 12 muaj.
Brenda këtij thirrjeje, do të ndahen grante individuale në shumën prej 25,000 deri në 100,000 euro.
Konkursi është i hapur gjatë gjithë vitit.
Dokumentacioni i kërkuar dhe informata shtesë mund të gjenden në linkun http://www.gmfus.org/strengthening-eu-integration-macedonia-montenegro-and-serbia
Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues