03.01.2026.

FILMI RRETH POTENCIALEVE TURISTIKE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 30. May 2017.
  • 40 Views
FILMI RRETH POTENCIALEVE TURISTIKE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

Bujanoc – Me mjetet e Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Republikës së Serbisë sot fillon inçizimi i filmit rreth potencialeve turistike të komunës së Bujanoc. Filmi do të emitohet në kuadër të serialit të Radio Televisionit të Serbisë „Ana e bukur e Serbisë“.

Koordinatorja në Organizatën Turistike të Bujanocit, Lilana Andriq, zbulon se filmi do të zgjas 30 minuta.

„Ekipi i televisionit në dy ditët e ardhshme, sëbashku me përfaqësuesit e Organizatës Turisitke, do të vizitoj manastirin Prohor Pçinjski, lokalitetin arkeologjik Kalle në Kërshevic, objektet e turizmit fshatar, etno restoranet dhe mini hotelet në territorin e komunës sonë. Gjithashtu, do të vizitojnë edhe xhaminë e vjetër në fshatin Bilaç, Banjën e Bujanocit, Shkollën e Muzikës, Liqenin e Bujanocit dhe fabrikat për prodhimin e ujit mineral. Është paraparë edhe inçizimi i shfaqjeve të shoqërive kulturore dhe artistike të vendit, si edhe veprat autoriale të Shoqatës Duart e Zellshme“, ka sqaruar Andriq.

Në Organizatën Turistike në Bujanoc, e cila këtë vit me sukses është shfaqur në disa manifestime të panaireve në vend dhe jashtë vendit, tregojnë në rëndësinë e madhe për këtë përpjekje, me të cilat do të prezentohen potencialet turistike të komunës së Bujanocit.

Filmi do të mund të përdoret edhe për prezentimin në panairet e ardhshme.

Burimi: Vranjske Novine dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka