02.01.2026.

FËMIJËT E EMIGRANTËVE NË JUG TË SERBISË PRANOHEN SHKËLQYESHËM NË SHKOLLA

  • In Lajme
  • 14. September 2017.
  • 62 Views
FËMIJËT E EMIGRANTËVE NË JUG TË SERBISË PRANOHEN SHKËLQYESHËM NË SHKOLLA

Preshevë – Bujanoc – Vrajë – Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Preshevë kanë filluar mësimin 31 fëmijë nga Qendra për Pranim, gjë që është grupi më i madh i fëmijëve refugjatë dhe emigrantëve të cilët kanë filluar në njërën shkollë në Rrethin e Pçinjës.

Preshevë – Bujanoc – Vrajë – Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Preshevë kanë filluar mësimin 31 fëmijë nga Qendra për Pranim, gjë që është grupi më i madh i fëmijëve refugjatë dhe emigrantëve të cilët kanë filluar në njërën shkollë në Rrethin e Pçinjës.

Siç është theksuar nga zyra e Administratës Shkollore e Leskocit në Vrajë, 19 fëmijë nga Qendra për Pranim në Preshevë kanë ndjekur mësimin në ndrrimin e parë, ndërsa 12 fëmijë në ndrrimin e dytë.

Javën e kaluar grupi i parë i fëmijëve refugjatë dhe emigrant në Rrethin e Pçinjës gjithsej 19 prej tyre, kanë filluar dy shkollat fillore në Vrajë, “Svetozar Markoviq” dhe “Radoje Domanoviq”.

Pritet që gjatë javës së ardhshme në shkollë fillojnë mësimin edhe fëmijët e akomoduar në qendrat për pranim në Bujanoc dhe Bosilegrad, duke iu caktuar kontrollimi sistematik i cili përfundon të premten.

Sipas të dhënave të fundit, shkollën fillore “Branko Radiçeviq” e ndjekin 26 nxënës të cilët janë akomoduar në Qendrën për Pranim në Bujanoc, ndërsa shkollën fillore “Geogri Dimitrov” në Bosilegrad duhet të fillojnë katër prej tyre.

Nga zyra e Administratës Shkollore në Vrajë thuhet se deri më tani nuk ka pasur probleme me prindërit apo arsimtarët në shkollën e Vrajës dhe Preshevës, si edhe fëmijët refugjatë janë pranuar shkëlqyeshëm.

Nxënësit e ri janë të ndarë në bazë të viteve në paralelet e ndryshme me moshatarët nga Serbia, dhe se nuk do të formohet paralelja e posaçme për fëmijë të emigrantëve, ndërsa mësimin do ta ndjekin sipas mundësisë duke e ditur se nuk e dijnë gjuhën.

Fëmijët nga Lindja e Afërme kanë ndjekur programin përgaditor i cili për ata është organizuar në qendrat e pranimit, ndërsa arsimtarët në paralelet në të cilat caktohen gjithashtu kanë kaluar trajnimin.

Sipas fjalëve të Sllobodan Savoviq nga Komesaritati për Refugjatë, fëmijët kanë të siguruar transportin e organizuar, artikujt shkollor dhe vaktet.

Fëmijët e moshës shkollore në qendrat e pranimit edhe deri më tani kanë pasur arsimimin e tipit joformal. Kanë mësuar gjatë verës matematikë, gjuhë angleze, bazat e shkencave natyrore.

Nga Administrata Shkollore theksojnë se numri i fëmijëve gjithnjë ndryshohet dhe se kjo nvaret se sa prindërit mbahen në qendrat e pranimit.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака