Bujanoc – Fakulteti Ekonomik i Suboticës në paralelen e saj në Bujanoc, ka vazhduar afatin për paraqitje për dhënien e provimit pranues, i cili ka filluar më 30 qershor.
Bujanoc – Fakulteti Ekonomik i Suboticës në paralelen e saj në Bujanoc, ka vazhduar afatin për paraqitje për dhënien e provimit pranues, i cili ka filluar më 30 qershor.
Paraqitja do të zgjasë deri më 14 korrik 2017. Provimi pranues për paraqitjen e kandidatëve do të organizohet më 17 korrik, në ora 10, në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Ranglista preleminare e kandidatëve për regjistrim në studime do të shpallet në të njejtën ditë, ndërsa ranglista përfundimtare më 19 korrik.
Kandidatët të cilët do të plotësojnë kushtet e parapara mund të regjistrohen më 20 korrik, ka njoftuar ky fakultet.
Për gjitha informatat shtesë në lidhje me nënshtrimin e provimit pranues dhe regjistrim mund t`i merrni nga Zoran Velinoviq (tel: 062/474-076) dhe Ermal Rexhepi (tel: 062/474-061), si edhe në shërbimin studentor në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc (tel: 017/7155233).
Burimi: Vranjske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











