Medvegjë – Duke iu faleminderuar ndihmës së Ministrisë së Mbrotjes së Mjedisit Jetëor të Republikës së Serbisë, në komunat Medvegjë, Leban dhe Bojnik, në kuadër të projektit “Bëhu eko”, është vazhduar edukimi i nxënësve mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Gjatë projektit në komunën Leban është mbajtur “Eko Fest” i dytë, ndërsa janë edukuar të vegjëlit e institucioneve dhe nxënësit e klasave të 4 dhe 8 të shkollës fillore nga këto tri komuna.
Qëllimi i projektit është vazhdimi i edukimit të fëmijëve dhe ngritja e vetëdijes mbi gjendjen e mjedisit jetësor, ndikimi i njeriut në të, trendet e reja të efikasitetit energjetik dhe përdorimin e resurseve bio për realizimin e energjisë. Fokus të veçant i projektit është manaxhimin i mirë me mbeturinat, sepse sjellja e keqe ndaj mjedisit dhe menaxhimi i keq me mbeturinat është shkaktar i ndotjes ekologjike në Serbinë e jugut.
Edukimi i fëmijëve është njëri ndër mekanizmat e rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues