01.01.2026.

ËSHTË HAPUR PAVIJONI I RI PËR AKOMODIMIN E EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 17. February 2016.
  • 40 Views
ËSHTË HAPUR PAVIJONI I RI PËR AKOMODIMIN E EMIGRANTËVE

Preshevë – Ministri i punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ministri për punë, punësim dhe çështje veteran dhe sociale, Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, kanë hapur në Qendrën për Pranim në Preshevë…

Preshevë – Ministri i punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ministri për punë, punësim dhe çështje veteran dhe sociale, Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, kanë hapur në Qendrën për Pranim në Preshevë dy pavijone të reja për akomodimin e përkohshëm të 350 familjeve të emigrantëve, këndin për fëmijë për gratë me fëmijë dhe ambulancën e re.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sanes Bjornstad, vendi i të cilit deri më tani ka dhuruar Serbisë rreth shtatë milion euro për t`i ndihmuar emigrantët, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur se si Serbia sillet ndaj emigrantëve.
 

“Jam i impresionuar me atë se çka kam parë sot dhe se çka Serbia bën në mënyrë që të lehtësohet jeta e emigrantëve. Serbia shumë ka bërë dhe shumë punon për t`i ndihmuar emigrantëve dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin i cili deri më tani ka qenë i shkëlqyer”, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë.
 

Ministri Vulin ka rikujtuar se Norvegjia deri më tani ka dhuruar tre milionë euro për renovimin e objektit për akomodimin e emigrantëve dhe katër milion tjera ndihmë direkte për emigrantët.

„Përveç kësaj emigrantët do të kenë kushte më të mira, dëshirojmë që banorët lokal të shohin se emigrantët nuk iu janë asnjë cenim, por prej asaj mund të kenë edhe përfitime. Të gjitha këto ndërtesa renovohen mbeten në Preshevë. Kartelat të cilat i marrin emigrantët gjithashtu i harxhojnë në Preshevë. Serbia pret që këtë vit të marrë ndihmë dhe shpresojmë që kjo ndihmë të jetë rreth 20 milion euro”, thekson Vulin.

Ministri për punë të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka përsëritur se Serbia nuk do të vendos gardhe dhe se mundohet  me të gjitha vendet të merret vesh për zgjidhjen e përbashkët të krizës së emigrantëve. Ai theksoi se Serbia përcjell se çka bëjnë vendet tjera.

Ai ka sqaruar se Serbia do t`i kthej emigrantët në Maqedoni nëse vie deri tek ajo që Kroacia të filloj të na kthej emigrantët në procesin e riintegrimit.

Përfaqësuesit e UNHCR-së paralajmrojnë se do të vazhdojnë t`i ndihmojnë Serbisë deri sa të zgjatë kriza e emigrantëve dhe se për vitin 2016 nga kjo organizatë do të ketë donacion rreth 12 milion euro. Siç ka thënë përfaqësuesja e UNHCR-së Françeska Boneli, sëshpejti në Qendrën për Pranim në Preshevë do të filloj faza e tretë e rregullimit të hapësirës për edhe 650 persona, e cila do të kushtoj 740.000 dollarë.

Kur të rregullohet plotësisht pavijoni në Qendrën për Pranim në Preshevë mund të qëndrojnë përkohësisht rreth 1500 emigrantë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака