02.01.2026.

DY KONKURSA PËR PUNË NË GJERMANI

  • In Lajme
  • 1. February 2017.
  • 42 Views
DY KONKURSA PËR PUNË NË GJERMANI

Leskoc – Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP) ka shpallur më 25 janar, konkursin për punësimin e motrave dhe teknikëve medicinal në Republikën Federale të Gjermanisë, i cili do të jetë i hapur deri më 18 shkurt.

Leskoc – Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP) ka shpallur më 25 janar, konkursin për punësimin e motrave dhe teknikëve medicinal në Republikën Federale të Gjermanisë, i cili do të jetë i hapur deri më 18 shkurt.

Numri i personelit medicinal të cilët do të angazhohen për punë në Gjermani nuk është i kufizuar.

Në konkurs kërkohen teknikët medicinal dhe motrat medicinale të drejtimit të përgjithshëm apo pediatrik, për punë në punët e punëtorëve për kujdesi shëndetësor, çka nënkupton punën në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve, në vendin e punës si asistentë për kujdes shëndetësor, deri në njohjen diplomave tona. Pas asaj ata shpërndahen në punët e punëtorëve të kualifikuar  shëndetësor, çka tërheq edhe përfitime të cilat i përkasin edhe lartësisë së pagës dhe kushteve të punës.

Kandidatët duhet të kenë të kryer shkollën e mesme medicinale, edhe atë drejtimi teknik dhe motër medicinale të drejtimit të përgjithshëm ose pediatrik.

“Përparsi do të kenë kandidatët të cilët e flasin gjuhën gjermane. Është e nevojshme që të kenë dituri minimale të gjermanishtës në nivin A2. Nuk është e nevojshme posedimi i çertifikatës për njohuritë e gjuhës gjermane, por nëse kandidati hyn në rrethin e ngusht, do të kryhet edhe vlerësimi i diturive gjuhësore. Në mesin e kandidatëve të zgjedhur do të kenë përparsi ata të cilët më mirë e dinë gjuhën. Ky konkurs ua mundëson kandidatëve që të kalojnë trajnimin e gjuhës gjermane dhe të marrin çertifikatën të cilën Qeveria e Gjermanisë e pranon, thotë Marija Stevanoviq, shefe e Shërbimit për Ndërmjetësim për Punësim në filialën e SHNP të Leskocit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente, letrën motivuese në gjuhën gjermane, biografinë e punës në gjuhën gjermane dhe serbe, fotokopjen e vërtetuar të diplomës mbi shkollën e kryer dhe fotokopjen e vërtetimit të dhënies së provimit profesional. Ata të cilët hyjnë në zgjedhjen e ngushtë do të ketë të drejtë që pesë ditë të ndjekin trajnimet falas mbi ballafaqimin dhe jetën në Gjermani, në mënyrë që sa më shpejtë të mësohen në kushtet e reja të punës.

Rrethi i parë i bisedimeve do të realizohet në mes të marsit në qendrën rajonale në Nish.

Është paraparë që në qeshor të jetë edhe një konkurs tjetër, ndërsa bisedimet me kandidatët do të organizohen në shtator.

Marëdhënia e punës krijohet për kohë të caktuar deri në nostrifikimin e diplomës, ndërsa pastaj ofrohet kontratë e re për kohë të pacaktuar ose caktuar.

Pas kësaj mund të dërgohet kërkesa për fitimin e lejës së qëndrimit dhe punës në Republikën Federale të Gjermanisë. Paga është 1.900 euro në vlerë bruto deri në nostrifikimin e diplomës, ndërsa punëdhënësi paguan harxhimet e rrugës dhe siguron apo participon në pjesën e harxhimeve të cilat i përkasin akomodimit dhe ushqimit për 12 muajt e parë.

Ky konkurs është pjesë e marrëveshjes mbi ndërmjetësimin dhe punësimin e përkohshëm të punëtorëve shtetas të Serbisë dhe Republikës Federale Gjermane, ndërsa në kuadër të projektin “Triple win”, i cili realizohet nga shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe shërbimi gjerman nacional për punësim në bashkëpunim me Shërbimin Nacional për Punësim (SHNP).

Projekti ka filluar të realizohet në vitin 2015.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака