02.01.2026.

“DUART E ZELLSHME” NË FILLIM TË NËNTORIT

  • In Lajme
  • 18. October 2016.
  • 41 Views
“DUART E ZELLSHME” NË FILLIM TË NËNTORIT

Bujanoc – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, më 7 deri 9 nëntor të këtij viti do të mbahet ekspozita tradicionale “Duart e zellshme”, në të cilën qytetarët e komunës së Bujanocit do të prezentojnë punimet e tyre të dorës.

Manifestimi “Duart e zellshme”, do të filloj më 7 nëntor në ora 18, kur është planifikuar edhe hapja e ekspozitës së pikturës. Në dy ditët e ardhshme është paraparë me program mbramje muzikore, 8 nëntor në gjuhën serbe, ndërsa më 9 nëntor në gjuhën shqipe. Fillimi i tyre është paraparë për në orën 18.

„Punimet më të mira të vlerësuara në ekspozitë, e cila do të ketë karakter shitës, do të shpërblehen. Ftojmë të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar që veprat e tyre t`i prezentojnë gjatë manifestimit, të paraqiten prej 20 tetorit deri më 1  nëntor, prej ora 7 deri 15. Paraqitjet mund të kryhen me thirrje telefonike në numrin 063 419 745”, thotë Vlladimir Stojkoviq, bashkëpunëtori i lartë për aktivitete kulturore.

Ekspozitën “Duart e zellshme”, e organizon për herë të 17, Shtëpia e Kulturës së Bujanocit me rastin e shënimit të ditës së këtij institucioni publik.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka