Bujanoc – Në ekspozitën e ushqimeve të kuzhinës nacioanale shqiptare nga Bujanoci dhe rrethina, të cilën e kanë përgaditur gjashtë amvise të zonja, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc mbrëmë ka filluar manifestimi i 17 i quajtur “Duart e Arta”.

Vizitorët e manifestimit me kënaqësi kanë provuar ushqimin, për këtë rast janë përgaditur edhe ekpozuar specialitetet e kuzhinës shqiptare.
Ekspozuesëve, vizitorëve dhe të punësuarve të denjë në Shtëpinë e Kulturës, të cilën këtë manifestim tradicionalisht e organizojnë me rastin e Ditës së këtij institucioni, iu drejtua drejtori Jetmir Ismaili.
Të gjithë janë kënaqur në muzikën e Skender Halimit, muzikantit nga Presheva.
Manifestimi “Duart e Arta” do të vazhdohet sot në ora 18, me ekspozitën e ushqimeve të kuzhinës nacionale serbe, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës. Të pranishmit do t`i argëtoj grupi etno “Izvor” nga Vraja.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues