Bujanoc – Fshati Lopardincë dhe Tërnoc i Madh në Bujanoc dallojnë për nga madhësia, numri i banorëve dhe nacionaliteti, por ato kanë të njejtat probleme. Edhe serbët edhe shqiptarët të cilët jetojnë në këto fshatra i mundon mungesa e të hollave dhe papunësia.
Bujanoc – Fshati Lopardincë dhe Tërnoc i Madh në Bujanoc dallojnë për nga madhësia, numri i banorëve dhe nacionaliteti, por ato kanë të njejtat probleme. Edhe serbët edhe shqiptarët të cilët jetojnë në këto fshatra i mundon mungesa e të hollave dhe papunësia.
Dimri për banorët e fshatrave është koha e mirë për pushim, mbushjen e baterive për punët pranverore, për shoqërim dhe biseda.
„Edhe të rinjët e të moshuarit nga Lopardinca takohen kryesisht në shitoret e fshatit. Shtëpia e Kulturës, vendi ku do të mundeshin të gjithë të takohen, ka rënë“, thotë Zoran Stojanoviq, banor i Lopardincës.
Cilat biseda i bëni kur takoheni këtu?
„Kryesisht çka ndodhë në fshat edhe pak diçka lidhur me politikë“, thotë Nebojsha Nedelkoviq, banor i Lopardincës.
Punë nuk ka, banorët jetojnë nga bujqësia, pensioni dhe punët fshatare.
„Vështirë jetohet, prejmë dru, ka vetëm për bukë dhe rrymë“, thotë Daniell Simiq, banor i Lopardincës.
Të njejta brenga i kanë edhe shqiptarët e fshatit fqinj të Tërnocit të Madh.
“Prej të ardhurave sociale jetojnë, pastaj i marrin gomarët dhe shkojnë në malë dhe marrin dry për të mbijetuar”, thotë Hajredin Sulejmani nga Tërnoci i Madh.
„Rrenë është që ne shqiptarët kemi të holla. Kemi sot për nesër, mundoheni“, thotë Evzi Zairi nga Tërnoci i Madh.
Tërnoci ka qenë i njohur si vend kur dikur më së shumti është mbjellur duhani. Gati secila shtëpi ka prodhuar nga disa tonë, ndërsa tani janë të rrallët ata të cilët e kultivojnë këtë bimë.
„Unë kam dorëzuar 1.600 kilogram duhan, ndërsa kam edhe 300 kilogram që t`i dorëzoj. Nga kjo mund vetëm ta paguaj rrymën, bukën dhe vajin“, thotë Adil Redemi nga Tërnoci i Madh.
Shumica e banorëve të rinj janë në diasporë, ndërsa ata të cilët kanë mbetur në fshat jetojnë nga punën e përkohshme. Disa kanë vazhduar traditën në punëtoritë artizanale, të cilat në Tërnoc janë dhjetë.
Burimi: RTS1 dhe Trupi Koordinues











