Bujanoci – Përfaqësues të dhomës Agrare me prodhuesit bujqësorë të Serbisë u takuan në Shtëpinë e kulturës së Bujanovcit "Vuk Karadzhiq" me rreth pesëdhjetë fermerë nga komuna e Bujanocit dhe u ofroi atyre ndihmë profesionale në tejkalimin…
Bujanoci – Përfaqësues të dhomës Agrare me prodhuesit bujqësorë të Serbisë u takuan në Shtëpinë e kulturës së Bujanovcit "Vuk Karadzhiq" me rreth pesëdhjetë fermerë nga komuna e Bujanocit dhe u ofroi atyre ndihmë profesionale në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët, veçanërisht ato që lidhen me aplikimin për subvencione kombëtare.
Sipas kryetarit të dhomës Agrare, Nenad Maniq, qëllimi kryesor i këtyre takimeve është të njihen me mundësitë që u ofrohen fermerëve përmes ndihmave shtetërore.
"Rritja dhe modernizimi i prodhimit janë qëllime të përbashkëta. Vetëm së bashku mund t'i arrijmë ato, nuk mundeni të vetëm t'i zgjidhëni problemet. Ekspertët tanë mund t'ju ndihmojnë të shkruani projekte për raste të aplikimit për subvencione, "tha Maniq.
Ai theksoi se Dhoma është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e bujqësisë dhe se të gjitha problemet dhe propozimet për zgjidhjen e tyre do t'i prezantohen drejtpërdrejt Ministrit të bujqësisë Branisllav Nedimoviq.
Kreu i shërbimit të ekspertëve të dhomës Agrare, Nenad Iliq, ftoi fermerët nga Bujanoc të aplikojnë për subvencione nëpërmjet kësaj organizate, sepse ato janë të garantuara për sigurinë dhe kontrollimet para kërkesës së konkursit.
"Ne do të shqyrtojmë gjendjen e cooperatives buqësorë të juajën dhe mbi këtë bazë do të bëjmë një plan biznesi që do të kalojë çdo inspektim", theksoi Iliq.
Përfaqësuesit e Dhomës Agrare theksuan se të rinjtë deri në 40 vjet dhe gratë kanë përparësi në të gjitha konkurset dhe kjo duhet të shfritëzohet.
"Ne do të këmbëngulim me autoritetet kompetente në ministrinë që të sigurojnë për zonat kufitare blerjen e kafshëve përmes masave kombëtare, sepse rritja e numrit të kafshëve në këto zona është thelbësor", tha Iliq.
Në takim morën pjesë edhe deputeti popullor Nenad Mitroviq, si dhe drejtori i Stacionit veterinar Miodrag Milkoviq, i cili paraqiti disa propozime që duhet të dorëzohen në Ministrinë kompetente të Bujqësisë.
"Kushtet duhet të zvogëlohet për numër të kafshëve me pedigre , por gjithashtu të deklarohet e gjith zona teritoriale e komunës si zone e margjinalizuar, në mënyrë që të barazohen kushtet, dhe jo për një blerës kushti të jet 3.000 litra qumësht kurse për tjetrin blerës 1.500 litra", tha Milkoviq
Deputeti Mitroviq vlerësoi se takimet e tilla janë të rëndësishme për edukimin e prodhuesve vendor të bujqësis.
Organizatori i takimit në Qendrën Kulturore është Departamenti bujqësor i komunës së Bujanocit, në bashkëpunim me fermerët e Bujanocit.
Burimi: Jugpres, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











