03.01.2026.

ÇKA I MUNGON TË RINJËVE NË BUJANOC?

  • In Lajme
  • 5. June 2017.
  • 37 Views
ÇKA I MUNGON TË RINJËVE NË BUJANOC?

Bujanoc, Preshevë – Shoqata e Qytetarëve Qendra për Demokraci dhe Jug të Serbisë ka prezentuar në Bujanoc dhe Preshevë rezultatet e hulumtimit mbi nevojat kulturore të të rinjëve të cilat realizohen në mes të rinjëve serb, shqiptar dhe rom në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bujanoc, Preshevë – Shoqata e Qytetarëve Qendra për Demokraci dhe Jug të Serbisë ka prezentuar në Bujanoc dhe Preshevë rezultatet e hulumtimit mbi nevojat kulturore të të rinjëve të cilat realizohen në mes të rinjëve serb, shqiptar dhe rom në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Hulumtimi është pjesë e projektit “Nevojat kulturore të të rinjëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  – Si deri tek dialogu”, të cilin përmes programit të Progresit Europian e financojnë UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikë së Serbisë.

„Kemi realizuar anketën në këto tri komuna me të rinjët nga këto tri komunitete, me qëllim që të dijmë se çka i mungon atyrëve në fushën e kulturës, si ta shfrytëzojnë kohën e lirë, çka më së shumti shikojnë dhe lexojnë, kush më së shumti ndikon në formimin e qëndrimeve të tyre, si e shikojnë jetën dhe si e kalojnë kohën e lirë. Idea e projektit është që të shihet se çka i mungon të rinjëve, ndërsa pas hulumtimit dhe bisedimeve do të organizojmë debate publike me njerëzit e vetqeverisjeve lokale, ministrinë  për rini dhe kulturë dhe përfaësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, tha koordinatorja e projektit Lilana Stojanoviq.

Hulumtimi ka treguar se numri më i madh i përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike në territorin e tri komunave të jugut të Serbisë kohën e tyre të lirë e kalojnë në tri mënyrë: në kafiteri, duke u shoqëruar me moshatarët apo në kompjutor.

Rezutlatet e hulumtimit kanë treguar se edhe të rinjët nga këto tri bashkësi etnike në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë disa nevoja të përbashkëta kulturore.

Leondita Ajdari, nxënësja e klasës së tretë e shkollës së memse, thotë se merret me folklore, shoqërohet me të gjithë dhe dëshiron që në Bujanoc të ketë teatër.

“Do të dëshiroja që të egzistoj ndonjë seksion multietnik ku të gjithë do të shoqërohemi, edhe shqiptarët edhe serbët edhe romët”, thotë ajo.

“Të gjithë të rinjët kryesisht dëshirojnë që të shkojnë nga Bujanoci, sepse nuk kanë me çka të mirren. Përveç paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ata drejtohen për studime në Prishtinë dhe Tiranë”, tha Leondita.

“Do të dëshiroja më shumë të udhëtoj edhe në këtë mënyrë të njohë miqët”, thotë nxënësi i shkollës së mesme Bler Pajaziti.

 „Do të ishte mirë që me Zyrën për të Rinj t`i vizitojmë të rinjë në komunat tjera, që të shkojmë në seminare të ndryshme dhe edukime”, tha Bleri.

Leonora Ajdari, nxënëse e vitit të katërt, thotë se do të ishte mirë që në Bujanoc të hapet edhe ndonjë fakultet dhe kështu të rinjëve t`i ofrojnë mundësi të zgjedhin.

Zyra për të Rinj në Bujanoc është aktive që dy muaj.

 „Kemi disa aktivitete, ndërsa të rinjët e shkollave të mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” mund gjithmonë të vijnë në zyre dhe t`i sjellin idetë e tyre për realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Më e rëndësishme është sepse kemi përkrahjen e vetqeverisjes lokale”, thotë Shuajb Fejzullahu, koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака