02.01.2026.

BUJANOCI FITON EDHE NJË ZONË PËR KËMBËSOR

  • In Lajme
  • 2. October 2017.
  • 32 Views
BUJANOCI FITON EDHE NJË ZONË PËR KËMBËSOR

Bujanoc – Në ueb faqen zyrtare të komunës së Bujanocit është publikuar se është bërë nënshkrimi i kontratës mbi ndërtimin e zonës për këmbësor në qendër të Bujanocit, përkatësisht mbi ndërtimin e projektit kryesor sipas të cilit pjesa e rrugës Karagjorgje Petroviq do të rekonstruktuohet dhe hapet në zonën e re për këmbësor me hapësirën përcjellëse afariste.

Për ndërtimin e projektit është obliguar firma e Bujanocit “Butrinti Architecture”, ndërsa mjetet financiare në vlerë prej tri milionë dinarëve janë siguruar me ndërmjetësimin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në konkursin e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit.

Kontratën, pranë vetqeverisjes lokale, e ka nënshkruar zëdhënsi i kryeshefit të Admnistratës Komunale Driton Rexhepi, i cili me këtë rast ka nënshkruar edhe kontratën për blerjen e uniformave për të punësuarit në disa shërbime administrative komunale. Uniformat do t`i siguroj firma lokale “Tina”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka