Bujanoc, Medvegjë – Në Kuvendin e Qytetit të Beogradit dje është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me 20 vetqeverisjet lokale në kuadër të projektit “Menaxhimi me resurset njerëzore në vetqeverisjet lokale”.

Në mesin e 93 komunave që kanë nënshkruar Memorandumin janë edhe komuna e Preshevës dhe Medvegjës, të cilat kanë aplikuar dhe kanë arritur që të gjendetn në mesin e 20 fituesëve të granteve.
Projektin e financojnë Këshilli i Europës dhe Unioni Europian.
Ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale Ana Bërnabiq, e cila ka marrë pjeë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti.
Sipas komunikatës së ministrisë përkatëse, projekti do të mundësojë implementimin e plotë të Ligjit mbi të Punësuarit në krahinë dhe vetqeverisje lokale dhe profesionalizimin shtesë të administratës publike.
Burimi: Tanjug, Blic dhe Trupi Koordinues