03.01.2026.

BANJOJA ME GEJZERIN DHE UJIN E GAZUAR NË OBORRIN E SHTËPISË PRIVATE

  • In Lajme
  • 6. June 2017.
  • 41 Views
BANJOJA ME GEJZERIN DHE UJIN E GAZUAR NË OBORRIN E SHTËPISË PRIVATE

Medvegjë – Nëse për Banjën e Sijarinës mund të thuhet “vjen i sëmurë, kthehesh i shëndoshë”, për Banjën e Tullarës thuhet “vjen i ri, kur të mërzitet qyteti”. E vendosur në lugin e vogël të zgjëruar të Lumit të Tullarës, e rrethuar me natyrën e paprekur, kjo banjë e vogël bëhet vend i dashur për grumbullimin e të rinjëve.

Banjë e Tullarës ndodhet në komunën e Medvegjës, në një largësi prej 63 kilometra larg Leskocit, larg Medvegjës 10 km dhe Banjës së Sijarniës 15 kilometra. Emrin e ka fituar sipas fshatit Tullar dhe ndodhet në livadhin pranë lumit.

Në territorin e banjës momentalish gjenden dy burime të cilat janë paraqitur në vitin 2012, kur gjeologët kanë kryer hulumtimin e terrenit. Të dyja burimet ndodhen vetëm dy metra larg.

Burimi i parë është burimi i ujit të ngrohtë i cili derdhet në pishinën e vogël. Banorët e quajnë “Gejzeri i Vogël”, ndërsa temperatura e ujit është 40 °C. Burimi i dytë ka ujin e gazuar të ftohtë i cili përdoret për pije. Larja dhe mbushja e ujit nuk paguhen.

Të dyja burimet ndodhen pran shtëpisë së banorit të Tullarës Millisav Vukadinoviq, i cili vërteton që parajsa në Tokë me të vërtet egziston.

 „Nuk vijnë këtu vetëm të rinjët, por edhe të moshuarit kanë dëgjuar që ky ujë i nxehtë është i shërueshëm. Shëron sëmundjet e lëkurës dhe reumën, ndërsa banorët thonë se njerëzit pas larjes së tretë kthehen të shëndoshë”, thotë Millisav.

Megjithatë, ujrat shërues të banjës nuk janë mjaftueshëm të shfrytëzueshëm, banorët lokal ujin e përdorin për shërim të vet, ndërsa objektet medicinale dhe turistiko-hotelerike nuk egzistojnë.

I vetmi investitor dhe realizues i punimeve në Banjën e Tullarës ka qenë firma kanadeze “Avalla”, me pëlqimin e komunës së Medvegjës dhe pronarit të shtëpisë Millisav Vukadinoviq.

Në këtë banjë nuk ka villa, hotele dhe pishina luksoze, por ndoshta mu për këtë është sekreti i këtij vendi të qetë i rrethuar me erën e malit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака