02.01.2026.

AMBASADORI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI VIZITON MEDVEGJËN

  • In Lajme
  • 5. December 2016.
  • 33 Views
AMBASADORI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI VIZITON MEDVEGJËN

Medvgjë – Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadori Andrea Oricio, ka vizituar për herë të parë Medvegjën ku ka biseduar me përfaqësuesit e pushtetit në këtë komunë.

Medvgjë – Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadori Andrea Oricio, ka vizituar për herë të parë Medvegjën ku ka biseduar me përfaqësuesit e pushtetit në këtë komunë.

Përveç ambasadorit, në takim kanë marrë pjesë edhe koordinatori i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bosisio, me përfaqësuesit e vet.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me zëdhënësin e vet, Goran Ivanoviqin dhe kryetarin e kuvendit të komunës së Medvegjës, Millisav Miletiqin, ka pranuar në kabinetin e tij anëtarët e delegacionit të Misionit të OSBE-së në Serbi, ndërsa pas takimit me përfaqësuesit e kësaj organizate kanë biseduar edhe me zëdhënsin e kuvendit të komunës së Medvegjës, Florim Sahitin.

Përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe nikoqirët e tyre pas takimit kanë vizituar edhe Banjën e Sijarinës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака