Bujanoc – Të vegjëlit nga kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, dje me programin e tyre argëtues kanë ururar festën nënëave, gjysheve dhe tezeve të tyre. Idea e festës është që të gjithë të jepin kontribut në heqjen e diskriminimit të grave në teori dhe praktikë, por edhe apel qeverive që politika e cila udhëhiqet të jetë në përputhje me nevojat e grave.
Bujanoc – Të vegjëlit nga kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, dje me programin e tyre argëtues kanë ururar festën nënëave, gjysheve dhe tezeve të tyre.
Idea e festës është që të gjithë të jepin kontribut në heqjen e diskriminimit të grave në teori dhe praktikë, por edhe apel qeverive që politika e cila udhëhiqet të jetë në përputhje me nevojat e grave.
Përveç shfaqjes, të vegjëlit nga ky kopsht i fëmijëve, si edhe ata nga shkollat e Bujanocit, për më të dashurat e tyre kanë përgaditur edhe dhurata të ndryshme të cilat vet i kanë punuar.
Secili grup i fëmijë ka realizuar nga një mini shfaqje, ka recituar vargjet për nënën dhe ka kënduar dhe vallëzuar për nder të të gjitha nënave.
Pas shfaqjes të gjithë janë kënaqyr në punimet artistike të fëmijëve dhe kanë ndjerë gëzim të krijimit dhe dhënies së ndërsjelltë, çka ishte edhe synim i këtij shoqërimi.
Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet në tërë botën për shenjë të kujtimit në demostratat e punëtorëve amerikan në vitin 1909, në çikago, dhe marshi i më shumë se 15.000 grave në Nju Jork, të cilat kanë kërkuar orar më të shkurtuar, paga më të mira dhe të drejtën e votës.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











