03.01.2026.

135 EMIGRANTË JANË BARTUR NGA QENDRA E PRANIMIT NË PRESHEVË TEK AJO E VRAJËS

  • In Lajme
  • 5. June 2017.
  • 33 Views
135 EMIGRANTË JANË BARTUR NGA QENDRA E PRANIMIT NË PRESHEVË TEK AJO E VRAJËS

Preshevë, Vrajë – 135 emigrantë nga Qendra për Pranim në Preshevë janë bartur në Vrajë në motelin e rinovuar në afërsi të autoudhës.

Preshevë, Vrajë – 135 emigrantë nga Qendra për Pranim në Preshevë janë bartur në Vrajë në motelin e rinovuar në afërsi të autoudhës.

Standardet e larta të akomodimit, të cilat janë arritur në Qendrën për Pranim në Preshevë,  janë ngritur në nivel edhe më të lartë në Vrajë, kështu që secila familje ka dhomën e vet me banjo.

Moteli në Vrajë ka qenë plotësisht i shkatërruar përgjatë dy viteve deri sa nuk ka punuar. Është rinovuar infrastruktura dhe instalimi elektrik, është ndrruar çatia e cila kishte rrjedhur dhe hequr 12 kamiona me mbeturina. Ka mbetur rregullimi i kuzhinës dhe kantinës, si edhe vendosja  e rrethojave. Deri më tani kanë ndihmuar donatorët, ndërsa UE-ja për këtë qëllim ka ndarë 250.000 euro.

„Shpresojmë që donatorët nuk do të heqin dorë, në mënyrë që ky objekt të rregullohet, Ai do të mbetet në funksion deri sa ka nevojë, ndërsa pastaj do t`i kthehet Qeverisë së Republikës së Serbisë”, tha Millenko Nikiq, këshilltar në Ministrinë për Punë, i ngarkuar për qendrat e pranimit.

Janë angazhuar edhe njerëzit nga Vraja, të papunësuar nga tregu i punës. Dy ekipe medicinale dhe punëtorët të ngarkuar për mirëmbajtje të objektit dhe rrethinës.

Edhe në Vrajë fëmijët emigrant do të kenë mundësi që të vazhdojnë arsimimin joformal i cili ka filluar në qendrën për pranim në Preshevë. Do të organizohen edhe punëtoritë për të moshuarit.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka