26.12.2025.

TRYEZA E PASHKËVE PËR FAMILJET ME KUSHTET E VËSHTIRA

  • In Lajme
  • 20. April 2022.
  • 106 Views
TRYEZA E PASHKËVE PËR FAMILJET ME KUSHTET E VËSHTIRA

Bujanoc – Beograd – Organizata Humanitare "Veritas 017" nga Vranja është duke përgatitur tryezë të Pashkëve për familjet me gjendje të vështir financiare nga territori i rrethit të Pçinjës.

Bujanoc – Beograd – Organizata Humanitare "Veritas 017" nga Vranja është duke përgatitur tryezë të Pashkëve për familjet me gjendje të vështir financiare nga territori i rrethit të Pçinjës.

"Këto familje janë të margjinalizuara, që jetojnë nën kufirin e ekzistencës, të uritur, të etur dhe të harruar," thotë Ivica Stamenković nga Vranja, kryetar i organizatës.

Stamenković theksoi se nuk duhet të lejojmë që fëmijët pa prindër apo nëna beqare, por edhe të gjithë njerëzit që jetojnë rëndë, t'i presin festat pa ushqim dhe gëzim të ofruar nga Pashkët.

Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve humanë dhe me zemër të madhe që të dhurojnë para ose të bëjnë vetë pako ushqimore dhe t'ia dorëzojnë organizatës Veritas, duke mbështetur kështu aksionin.

Paratë mund të paguhen në llogarinë bankare 170001037125100091 me shënimin “Tryeza e Pashkëve”, ndërsa qytetarët e interesuar mund të marrin informacion më të detajuar për dërgimin e pakove ushqimore në numrin e telefonit 069/4992009.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka