Preshevë, Bujanoc – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, të rinjët të cilët janë të kyçur në programin e YouthBuilt, në bashkëpunim me Zyrën për Rinj nga Presheva, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, kanë organizuar ekspozitën e fotografive dhe veshjeve tradicionale të romëve.
Preshevë, Bujanoc – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, të rinjët të cilët janë të kyçur në programin e YouthBuilt, në bashkëpunim me Zyrën për Rinj nga Presheva, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, kanë organizuar ekspozitën e fotografive dhe veshjeve tradicionale të romëve. Kjo ekspozitë është organizuar për t`i njoftuar komunitetet tjera me identitetin, traditën, kulturën dhe gjuhën e nacionalitetit pakicë rom dhe për të rritur vetëdijen publikut rreth vlerës së tolerancës, barazisë dhe rrespektimit të diversitetit. Është mbajtur edhe projektimi i filmit dokumentar „Jeta e romëve në Serbi” në të cilin përshkruhet jeta e tyre e vështirë.
Në të njejtën ditë të rinjët e programit të YouthBuild-it në bashkëpunim me CRC, organizatat rome dhe shkollën fillore “Branko Radiçeviq” të Bujanocit, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve në Qendrën e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, ku është shfaq program kuturoro-artistik përmes të cilit është paraqitur tradita e këtij populli.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve është vetëm vazhdim i aksioneve të përziera të rinjëve nga program i YouthBild-it, i cili përmes kampanjës me emrin “Të gjithë jemi të një” promovojnë tolerancën dhe vlerat multietnike.
Burimi: Vesti dhe Trupi Koordinues











