Beograd – Zoran Stankoviq për Politikën tha, se jugu i Sërbisë është pjesë e pandarë e shtetit tonë dhe nuk ka vend për krahasim të të drejtave mes serbëve në veri të Kosovës me të drejtat e shqiptarëve në Sërbi.
Beograd – Zoran Stankoviq për Politikën tha, se jugu i Sërbisë është pjesë e pandarë e shtetit tonë dhe nuk ka vend për krahasim të të drejtave mes serbëve në veri të Kosovës me të drejtat e shqiptarëve në Sërbi.
“Nga pozitat politike ekziston dëshira e një pjese të shqiptarëve nga jugu i Sërbisë që stabilitetit i kësaj pjese të vendit gjithmonë të jetë temë, si dhe gjithnjë të jenë të pakënaqur me atë çka është bërë”, ka thënë Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Por, nëse flitet nga pozita e njerëzve të thjeshtë, duke përjashtuar politikën, siç thotë, nuk ka vend për tezat se shqiptarëve asgjë nuk i mjafton.
Stankoviq ka theksuar se “të gjitha të drejtat të cilat i posedon cilado pakicë kombëtare në Sërbi i posedon edhe komuniteti shqipater, dhe se shqiptarët janë, në këtë kuptim qytetarë të barabartë në këtë shtet”.
Ai tha se janë hapur shumë çështje të cilat duhet zgjidhur në komunat e jugut të Sërbisë dhe se banorët e atjeshëm më së shumti i brengosë papunësia dhe situata e vështirë ekonomike.
Në tri vitet e kaluara në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Sërbia ka investuar 222 milionë dinarë në përmirësimin e kualitetit të jetës së serbëve, shqiptarëve dhe romëve dhe qytetarëve tjerë.
Ai tha se pothuajse të gjitha ndërmarrjet punojnë me humbje, se në Preshevë norma e papunësisë është 56%, në Medvegjë 46%, në Bujanoc 43%.
Burimi: Politika, Tanjug











