Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar dje se sulmi i hakerëve në faqen e Komunës së Bujanocit është edhe një tjetër provokim i radhës së bisedimeve të Brukselit…
Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar dje se sulmi i hakerëve në faqen e Komunës së Bujanocit është edhe një tjetër provokim i radhës së bisedimeve të Brukselit dhe se qeveria lokale nuk ka asnjë lidhje me ndryshimin e hartës në të cilën Srbija është e paraqitur pa Kosovën dhe Metohinë.
„Mund të themi se ky është edhe një provokim i radhës ndaj negociatave të Brukselit, ndërsa pritshmëria është se Serbia do të reagojë me ngut dhe në mënyrë joadekuate”, tha Stankoviq me rastin e sulmit në veb faqen e Kuvendit të Komunës së Bujanocit.
Sipas fjalve te tija hakerët në sajtin e komunës së Bujanocit në gjuhën shqipe dhe angleze kanë vendosur hartën e Serbisë pa Kosovën dhe Metohinë,derisa në versionin serb KdheM ishte në përbërje të Serbisë. Duke theksuar se tri herë gjatë këtej viti hakerët kanë rrënuar sajtin e kuvendit të komunës së Bujanocit,ai shtoi se gjatë ditës në gjuhën angleze dhe shqipe është vendosur harta në të cilën territori i KdheM është treguar në përbërje të Serbisë.
„Faqen e internetit e rregullojnë dy kompani serbe nga Prokupla dhe Nishi me ndihmën e zyrës për zhvillim ekonomik të komunës së Bujanocit dhe qeveria lokale nuk ka asnjë lidhje me ndryshimin e hartës, tha Stankoviq.
Ai deklaroi se organet kompetente e dinë që një sjellje e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe se ata kishin reaguar dhe do të reagojë në përputhje me rolin e tyre dhe autorizimet ekzistuese.
Burimi:Tanjug











