Preshevë-Kryeshefi i Stacionit Policorë në Preshevë, Avdi Bajrami tha në Miratovcë se në atë stacion "marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndëretnike janë të mira."
Preshevë-Kryeshefi i Stacionit Policorë në Preshevë, Avdi Bajrami tha në Miratovcë se në atë stacion "marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndëretnike janë të mira."
“Në kuadër të stacionit policor janë të punësuar rreth 60% Shqiptar, 36% Sërb dhe rreth 4% Romë dhe Goran” i tha Bajrami drejtorit të policies Milorad Veljoviqit me rastin e vizitës së punktit policor në Miratoc.
“Bashkëpunimi me popullsin lokale dhe vetëqeverisjen lokale është e mire, japim kontribut të madhë në funksionimin e këshillit komunal për siguri”, tha Bajrami.
Ai gjendjen e sigurisë në teritorin e komunës së Preshevës e vlerësoi si të volitshme dhe stabile.
“Numri i veprave penale është i ngjajshëm me të periudhës së njëjtë kohore para një viti. Para disa ditëve kemi analizuar gjendjen e sigurisë me kryeshefin e Drejtorisë së policisë në Vranjë, Slagjan Velinoviqin, dhe kemi dhënë konkluzion të përbashkët se gjendja këtu është e përshtatshme dhe stabile”, ka thënë Bajrami
Burimi: Jugpress











