Bujanoc – Qendra Shëndetësore në Bujanoc falënderoi sipërmarrësin lokal, Bujar Sejdiu dhe Kryqin e Kuq për kontributin e tyre në pajisimin e aparatit të ri rendgen. Sipas fjalëve të drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore, Lela Jovanoviq, Sejdiu shprehu dëshirën e tij për të siguruar institucionin shëndetësor, kështu që ai mbuloi shpenzimet e transportit, ndërsa Kryqi i Kuq e siguroi automjetin.

"Ne jemi mirënjohës për të gjithë individët dhe ekipet që ndihmojnë institucionin tonë në këto periudha të vështira, dhe i kemi borxh mirënjohjen më të madhe Shtabit të Krizave të Republikës, i cili menjëherë i përkushtoi kërkesës sonë për aparat të ri rendgen." Këto ditë, ne do të marrim një tavolinë të re e cila është pjesë përbërse e apartit rendgen"; tha Jovanoviq.
Me rastin e reagimit të shpejtë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizave, gjithashtu janë deklaruar edhe zyrtarët përmes faqes së Facebook-ut të komunës së Bujanocit.
"Pas 38 vjetësh, Qendra Shëndetësore është e pajisur me një aparat të ri rendgen. Ministria e Shëndetësisë miratoi menjëherë kërkesën e Shtabit të Situatave të Emergjencave ”, thuhet në njoftim.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues