31.12.2025.

SHTËPIA E SHËNDETIT NË PRESHEVËS PAS MATERNITET NDËRTON EDHE – BESIMIN

  • In Lajme
  • 1. March 2019.
  • 48 Views
SHTËPIA E SHËNDETIT NË PRESHEVËS PAS MATERNITET NDËRTON EDHE – BESIMIN

Preshevë – Megjithëse është pritur gjatë për rihapjen e repartit të lindjes në Preshevë, i cila filloi me punë në vitin 2015, numri i foshnjave të lindura këtu është ende modest. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu, thotë se ende po punohet për të arritur besimi në mes stafit mjekësor dhe pacienteve.

"Të dhënat zyrtare tregojnë se 43 lindje janë kryer këtu vitin e kaluar dhe statistikat jozyrtare janë se rreth 250 foshnje lindin çdo vit në Preshevë, prandaj është e nevojshme të përcaktohet se pse gratë shtatzëna zgjedhin disa institucione të tjera shëndetësore për të lindur. Një nga vërejtjet më të rëndësishme ishte se mjekët nga Presheva nuk punonin në maternitet, dhe kështu Ministria e Shëndetësisë miratoi tre specializime dhe së shpejti ekipi duhet të kompletohet, "tha Salihu.

“Jemi njoftuar se e pranishme është edhe frika e komplikimeve, pasi nuk ekziston asnjë bllok operacional në këtë meternitet jashtëspitalor. Për këtë për lindje në Preshevë kryesisht vendosint të lindin gratë që tashmë kanë fëmijë", shton Salihu.

Rikujtojmë, se reparti i lindjes në Preshevë u hap zyrtarisht në janar 2014, por filloi të punojë një vit e gjysmë më vonë për shkak të problemit të sigurimit të infermiereve dhe obstetërve. Gjatë 26 viteve të fundit, që nga mbyllja e institucionit të mëhershëm, gratë nga ky rajon duhej të udhëtonin deri në 50 kilometra për të lindur.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака