Bujanoc – Beograd – Në rrugët rreth çerdhes së fëmijëve në Bujanoc nuk ka “policë të shtrirë”, ndërsa nga Komuna e Bujanocit thonë se procedura e prokurimit publik është në vazhdim e sipër dhe se së shpejti do të vendoset sinjalistika.

Nga komuna thojnë se specifikimi për prokurimin e materialeve si për sinjalistikën vertikale ashtu edhe horizontale është dorëzuar në Shërbimin e Prokurimit Publik dhe procesi është në vazhdim.
“Ne presim kontrata me furnitorët në të ardhmen e afërt. Për herë të parë, ne do të marrim ngadalësues të shpejtësisë dhe pasqyra të parafabrikuara në kthesa të mprehta. Rregulli është që të sinjalizojmë në çdo shkollë dhe institucion parashkollor, e sidomos në kopshte”, thonë zyrtarët nga vetëqeverisja lokale.
Për emërimin e “policëve të shtrirë”, siç thuhet nga komuna, kërkohet edhe pëlqimi i Ministrisë të Punëve të Mbrendshme që është hapi i radhës pas procedurës së prokurimit.
Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues